fbpx

NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin Vlerësues i Pasurive të Paluajtshme, për Zyrën Qëndrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

o Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit;

o Të jetë i pajisur me Liçencë profesionale për vlerësim të pasurive të paluajtshme në fushën “Ndërtesa dhe Tokë Truall” (do të merren në konsideratë edhe kandidatët të cilët kanë çertifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Ndërtesa dhe Tokë Truall”);

o Të ketë eksperiencë në vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e paluajtshme të të gjitha llojeve duke Troje, Ndertesa, Ara, Apartamente Njësi, Objekte Biznesi etj;

o Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në vlerësimin e pasurive të paluajtshme me qëllim vendosjen si kolaterale per kredite bankare;


Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

o Pergatit vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e paluajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë Troje, Ndertesa, Ara, Apartamente Njësi, Objekte Biznesi etj; me qellimin për kredidhenie;

o Dhënia e asistencës për departamentet dhe degët rajonale për probleme që lidhen më vlerësimin e pasurive te paluajtshme per kredidhenie;

o Ben vlerësimin e Raporteve të Vlerësimit të pasurive të paluajtshme të dërguara nga shërbimi Përmbarimor për pasuritë e paluajtshme;

o Përgatit përgjigjet ose sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera që vijnë në adresë të Shoqërisë në lidhje me pasuritë e paluajtshme;

o Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me llogaritjen e vlerës aktuale (amortizimit) të kolateralit të bllokuar nga klientët në favor të Fondit Besa për kreditë e marra;

o Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët;

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
  5. Licenca per vleresim të pasurive të paluajtshme ne fushen “Ndertesa dhe Toke truall” ose çertifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Ndërtesa dhe Tokë Truall”)
  6. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  7. Fotografi (1 copë);

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me email brënda datës 15 Dhjetor
2024 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

[email protected]

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet
www.fondibesa.com