NJOFTIM PUNESIMI
Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin DIZENJATOR/MENAXHUES I RRJETEVE SOCIALE & FAQE WEB per Zyren Qendrore.
Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane:
- Arsim i larte ne fushen e marketingut, biznesit ose teknologji informacioni.
- Eksperience te ngjashme ne fushen e promovimit te produkteve apo sherbimeve permes WEB -it apo rrjeteve sociale.
- Te kete aftesi ne analizen e informacioneve te ndryshme qe lidhen me tregun dhe kerkimet e tregut.
- Eksperience në fushen e marketingut dhe promocionit .
- Aftësi të mira organizimi.
- Aftësi te mira dhe bashkepunuese per te punuar ne grup.
- Aftesi mira ne programet e Microsoft Office.
- Aftesi mira analitike dhe komunikuese.
Aftesite e kerkuara:
- Te krijoje dhe te zhvilloje nje permbajtje te qarte dhe preçize.
- Te dizenjoje faqe Web që perputhen me motorët e kërkimit.
- Te kete aftesi te navigoje ne faqet e webit per te terhequr informacione sa me cilesore.
- Te kujdeset per përmirësimin e vazhdueshem te renditjes së motorëve të kërkimit.
- Te kujdeset per mirembajtjen dhe dizenjimin e mediave sociale, si Twitter, Facebook dhe LinkedIn.
- Te jete i afte te transmetoje informacione te rendesishme ne keto rrjete.
- Të kontrolloje hyrjet dhe daljet e informacionit duke perdorur metoda sa me efikase.
- Te siguroje që përmbajtja të jetë e lartë në motorret e kërkimit.
- Mbledhja e informacionit te faqeve me te kerkuara.
- Te krijoje reklama ne internet.
- Te monitoroje on-line reputacionin e kompanisë.
- Te miratoje ose te fshije komentet nëper blogje ose artikuj.
- Te theksoje dhe te inkurajoje komentet pozitive.
- Te menaxhoje dhe te shperndaje posten elektronike.
- Te ndjeki ne vazhdimesi komentet.
- Te nxisi reagimet e klienteve dhe te krijoje fushata permiresimi.
- Te krijoje strategji marketingu për projekte, duke përfshirë faqet e internetit të kompanisë dhe mediat sociale.
- Te kete nje bashkepunim me dapartamentin e shitjeve, ne zhvillimin dhe implementimin e programit.
- Te krijoje dhe te ekzekutoje programet kyçe.
- Te analizoje të dhënat për nje eficense sa me te larte te fushates.
- Te zhvilloje planet e marketingut, rezultatet e fushatës dhe rekomandimet e projekteve te ekipit drejtues.
Te gjithe kandidatet duhet te paraqesin dokumentet e meposhtme:
- Kerkese per punesim
- Curriculum Vitae
- Fotokopje te Diplomes Universitare te shoqeruar me liste notash.
- Deshmi te ndryshme kualifikimi
- Reference pune nga punedhenesi i fundit
- Fotografi (1 cope)
Dokumentacioni i kerkuar te paraqitet brenda dates 27 Janar 2020 dhe te dorezohet ne zarf te mbyllur prane Zyres Qendrore te Fondit Besa, me adrese: Rruga “Dritan Hoxha”, Laprake, Tirane.
Per çdo informacion tjeter mund te vizitoni faqen tone zyrtare ne internet www.fondibesa.com dhe per çdo paqartesi mund te kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerezore & Sherbimeve prane Zyres Qendrore, ne nr. e telefonit: 04 2253841/842.