NJOFTIM PUNESIMI
Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin Konsulent IT per Zyren Qendrore.
Kërkesat kryesore per kandidatët per këtë pozicion janë:
• Arsim i lartë në fushën e teknologjisë së informacionit.
• Eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë).
• Aftësi të mira analitike dhe komunikuese për të kuptuar dhe zbatuar objektivat e Institucionit në fushën e IT – së.
• Njohuri të pergjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si LINUX, Windows Server 2012 dhe më pas, etj.
• Njohuri të pergjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches, etj.
• Njohuri të mira në gjuhet e programimit C ++, C #, Java, PHP, NET ose Python.
• Njohuri të mira në SQL server 2012/2014 dhe Oracle.
• Aftësi organizimi eksperte për zgjidhjen e problemeve dhe në trajtimin e situatave të vështira dhe për të zhvilluar zgjidhje.
• Aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar i pavarur dhe në grup.
• Aftësi në menaxhimin e kohës për të arritur afatet dhe dhënë rezultatet maksimale.
• Certifikim ITIL ose COBIT e preferuar.
Detyrat kryesore për të cilat do te jetë përgjegjës:
• Të ofrojë këshilla strategjike dhe rekomandime në perdorimin e teknologjisë për të arritur qëllimet dhe objektivat e institucionit.
• Të menaxhojë iniciativat në departamentin e IT dhe të bashkëpunojë me stafin e brendshëm teknik.
• Të menaxhojë përcaktimin e kërkesave të sistemeve të informacionit dhe realizimin e objektivave të projekteve të IT.
• Të rekomandojë dhe sugjerojë blerjen e pajisjeve hardware dhe sistemeve software të përshtatshme sipas kërkesave të institucionit.
• Të prezantojë zgjidhje teknike dhe platformat software në infrastrukturën aktuale të IT me qëllim përmirësimin e proceseve.
• Të menaxhojë implementimin e sistemeve dhe programeve të reja, dhe problemeve të ndryshme që mund të lindin.
• Të japë rekomandime në përmirësimin e eficencës së skuadrës së IT – së.
• Të analizojë problemet e mundshme dhe të prezantojë me shkrim ose verbalisht mënyrat e zgjidhjes së tyre.
• Të rekomandojë përditësimin e infrastrukturës së IT- së me teknologjitë e reja dhe të përparuara.
• Të monitorojë sistemet dhe rrjetin kompjuterik në institucion.
• Të menaxhojë zbatimin e masave të sigurisë së informacionit në departamentin e IT.
Të gjithë kandidatët duhet te paraqesin dokumentet e mëposhtme:
• Kërkese per punësim
• Curriculum Vitae
Dokumentacioni i kërkuar të paraqitet brenda datës 31 Gusht 2020 dhe të dorëzohet në zarf te mbyllur pranë Zyres Qendrore te Fondit Besa, me adrese: Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë ose në adresën tonë zyrtare sa më poshtë: [email protected]
Për çdo informacion tjetër mund te vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com dhe për çdo paqartësi mund të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore & Shërbimeve pranë Zyrës Qëndrore, në nr. e telefonit: 04 2253841/842.