fbpx

NJOFTIM PUNESIMI


Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Lushnjes.

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante
  • Të ketë të pakën 1 vi përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit;
  • Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
  • Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët;
  • Të jetë e organizuar dhe korrekte;
  • Të pergatisë sakte dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
  • Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike ;

Detyrat kryesore per te cilat do te jete pergjegjes:

  • Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre;
  • Të jetë person kontakti për zyrën;
  • Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta;
  • Të realizojë pyetësore të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse;
  • Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh;
  • Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të ASF dhe në disbursim;
  • Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
  • Të ndihmojë Drejtuesin e Deges dhe të regjistroje të dhena për ”Sistemin e mbylljes ditore”;
  • Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës;

Te gjithe kandidatet duhet te paraqesin dokumentet e meposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 31 Janar 2022 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:                    

[email protected]

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet   

www.fondibesa.com.