fbpx

NJOFTIM PUNESIMI


Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin SPECIALIST PROJEKTESH për Zyrën Qendrore.

 

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Arsim i lartë në fushën e marketingut, biznesit ose të ngjashme;
  • Eksperiencë e ngjashme në ndjekjen e zbatimit dhe raportimit për projekte të ndryshme;
  • Aftësi në analizën e informacioneve të ndryshme që lidhen me tregun dhe kërkimet e tregut;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira organizimi;
  • Aftësi të mira bashkëpunuese dhe pune në grup;
  • Aftësi të mira në programet e Microsoft Office;
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese.

 

Përshkrim i pozicionit të punës: 

 

  1. Ndjek zbatimin e kontratave dhe marrëveshjeve të projekteve që institucioni ka me palë të treta në të gjithë komponentët e përfshirë në këto projekte.
  2. Merr pjesë aktive në përgatitjen e dokumentacionit për aplikime për projekte të reja.
  3. Monitoron dhe raporton në mënyrë periodike mbi progresin dhe implementimin e projekteve.
  4. Merr pjesë në organizimin e trajnimeve dhe eventeve të lidhura me projektet dhe është personi i kontaktit me partnerët e huaj apo vendas për projektet.
  5. Merr pjesë aktive në krijimin e infrastrukturës për produktet e reja të lidhura me projektet dhe ndjek zbatimin e fushatave të marketingut.
  6. Përgatit informacione periodike mbi aktivitetin e institucionit.
  7. Merr pjesë në kërkime tregu lidhur me sistemin financiar duke u fokusuar tek produktet dhe shërbimet e reja.

 

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim
  2. Curriculum Vitae
  3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar me listë notash.
  4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi
  5. Reference pune nga punëdhënësi i fundit
  6. Fotografi (1 copë)

 

Dokumentacioni i kërkuar të paraqitet brenda datës 24 Shkurt 2020 dhe të dorëzohet në zarf të mbyllur pranë Zyrës Qendrore të Fondit Besa, me adresë: Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë.

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com dhe për çdo paqartësi mund të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerezore & Shërbimeve pranë Zyrës Qendrore, në nr. e telefonit: 04 2253841/842.