NJOFTIM PUNËSIMI
Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë punë në pozicionin Specialist Jurist ,për Zyrën Qëndrore.
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
- Te kete kualifikim Master ose Diplome sipas sistemit para aplikimit te Kartes se Bolonjes ne Juridik;
- Eksperiencë minimumi 2 vjet si Jurist ne fushen e biznesit dhe/ose ne fushen e çeshtjeve gjyqesore dhe permbarimore.
- Njohuri të mira lidhur me funksionimin dhe aspektin ligjor te sistemit bankar dhe financiar ne Shqiperi;
- Të ketë aftësi shumë të mira profesionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;Përvoja në bankë apo insituticion financiar Jo-Banke do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
- Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
- Jep opinione/udhëzime për dokumentacionin ligjor, duke përfshirë marrëdhëniet institucionale me klientelën dhe Sherbimin Permbarimor.
- Shqyrton dokumentacionin e duhur të kolateralit dhe të kredisë, si dhe interpreton ndikimin e ligjeve, të rregulloreve, të politikave te shoqerise dhe të procedurave të ndryshme.
- Eshtë përgjegjës për të siguruar përputhjen ligjore, duke perceptuar sjelljen në rrezik të Huamarrësit, dhe të Bashkëgarantuesit, ashtu sikurse përcaktohet në Manualet/Rregulloret e Administrimit të Kredisë dhe në Politikat e Kreditimit të Fondit Besa SHA.
- Mban marredheniet me Sherbimin Permbarimor, ndjek ekzekutimin e kolateralit nga permbaruesit gjyqesor, perpilon shkresat dhe korespondencat perkatese te procedurave permbarimore.
- Jep asistence ligjore, drafton dhe rishikon kontrata apo marrëveshje të ndryshme si dhe shkruan raporte, mendime, korrespondenca dhe shkresa të tjera ligjore.
- Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë për punësim;
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
- Dëshmi të ndryshmë kualifikimi;Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
- Fotografi (1 copë)
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 31 Janar 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtarë në internet : www.fondibesa.com.