fbpx

NJOFTIM PUNESIMI


Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore:

Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë:

  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik.
  • Të ketë eksperiencë mbi 5 vjet në institucione financiare (microfinancë, bankë);
  • Preferohet të ketë përvojë në zhvillimin e produktit, planifikim strategjik dhe zbatim;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (me gojë dhe me shkrim);
  • Aftësi për të ofruar trajnime;
  • Aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për menaxhimin e projekteve;
  • Aftësi e menaxhimit të kohës;
  • Aftësi analitike;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të qenë proaktiv;

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Të menaxhojë performancën e produktit pas hedhjes së tij në treg: shitjet, marzhet dhe numrin e klientëve që e kanë ndërprerë përdorimin e produktit, duke kryer analizë të zgjeruar.
  • Të kryejë studim të detajuar të tregut që mund të përfshijë zhvillimin e sondazheve, ndjekjen e ndryshimeve te tregut, duke perfshire dhe ndjekjen e ndryshimeve të produkteve të kompanive konkurente;
  • Të identifikojë mundësitë e reja të tregut dhe përcjelljen e këtij informacioni tek Menaxheri dhe palët e tjera të interesuara;
  • Të Identifikojë dhe prezantojpë risitë dhe gjetjen e zgjidhjeve kreative për produktin;
  • Të menaxhojë projektin në të gjitha fazat integrimit/hedhjes në treg/ndryshimeve të produktit nëpërmjet implementimit;
  • Të identifikojë kërkesat e biznesit dhe ato operacionale bazuar në kërkesat & objektivat e biznesit për çdo produkt;
  • Të shfaqë një nivel të lartë të të menduarit kritik në analizën ndërfunksionale të procesit dhe zgjidhjen e problemeve për produktet e reja dhe ekzistuese;
  • Të koordinojë dhe ndërtojë marrëdhënie të forta pune me Departamente të ndryshme brenda institucionit duke përfshirë; IT, Inxhinieri, Shitje, Marketing, Zhvillim i Produkteve dhe Operacione;
  • Të drejtojë zhvillimin, miratimin, trajnimin dhe komunikimin e produkteve të reja/ndryshimet e produktit dhe ndikime te tyre që lidhen me klientët, operacionet, sistemin dhe ndikimet e procesit;
  • Të zhvillojë dhe kryejë trajnime të specializuara për produktet e reja të hedhura në treg. Të sigurojë që i gjithë stafi i shitjeve të degëve të trajnohet rregullisht për produktet ekzistuese dhe të reja;
  • Të jetë mbështetje e shitjeve/pikë kontakti/bazë njohurish për të gjithë ekipin e Shitjeve të Degës;
  • Të monitorojë proceset e brendshme për efikasitet dhe vlefshmëri para dhe pas hedhjes në treg/ndryshimeve të produktit; 
  • Të ofrojë mbështetje për projekte të tjera të departamenteve sipas nevojës. Të jetë pjesëmarës në mundësitë për t’u zhvilluar si personalisht ashtu edhe profesionalisht;
  • Të përmbushë/tejkalojë dhe ruajë nivelet e shërbimit të caktuar nga menaxhimi. Të përmbushë/tejkalojë standartet e pritshme të besueshmërisë;
  • Të Respektojë Politikën e Pajtueshmërisë së Korporatës;

Të gjithë kandidatët duhet të paraqësin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
  5. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  6. Fotografi (1 copë)

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 31 Janar 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

[email protected]

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.