fbpx

NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë punë në pozicionin HELP DESK, Prane Departamentit IT për Zyrën Qëndrore.

     Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Arsim të lartë në degët Informatikë, Inxhinjeri Kompjuterash;
  • Të kënë njohuri në sistemet e sigurisë së të dhënave, si antivirus etj.
  • Të kenë njohuri të mira Printera, Fotokopje dhe Skanera;
  • Të kënë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
  • Preferohet të kënë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm, në sistemin bankar e  financiar;
  • Të mos jenë larguar nga puna për masa disiplinore;
  • Të kënë njohuri të mira në gjuhën e huaj anglisht;

 Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Shërben si pika e parë e kontaktit, në email ose telefon, për gjithë punonjësit e Fondi Besa të cilët kërkojnë asistencë teknike të IT.
  • Kryen zgjidhjen e problemeve në distancë përmes teknikave diagnostikuese dhe pyetjeve përkatëse
  • Përcakton zgjidhjen e duhur mbi informacionet  dhe detajet e dhëna nga punonjësit
  • Orienton punonjësin përgjatë procesit të zgjidhjes së problemit
  • Drejton çështjet e pazgjidhura në nivelin tjetër të personelit mbështetës IT
  • Ofron informacion të saktë mbi produktet ose shërbimet e IT
  • Regjistron ngjarjet/problemet dhe zgjidhjen e tyre në regjistrat e HelpDesk
  • Ndjek dhe përditëson mbi statusin e cështjes së punonjësve dhe informacionet përkatëse
  • Përcjell çdo feedback ose sugjerim nga punonjësit mbi cështjen te ekipi i duhur i brendshëm
  • Identifikon dhe sugjeron përmirësime të mundshme në procedurat e Helpdesk.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqësin dokumentet e mëposhtme:

  • Curriculum Vitae;
  • Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  • Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
  • Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  • Fotografi (1 copë)

 Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 22 Shkurt 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

[email protected]

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...