NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Durrësit:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante;
  • Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit;
  • Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
  • Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët;
  • Të jetë e organizuar dhe korrekte;
  • Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
  • Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike;

  • Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:


  • Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre;
  • Të jetë person kontakti për zyrën;
  • Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta;
  • Të realizojë pyetësorë të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse;
  • Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh;
  • Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të ASF dhe në disbursim;
  • Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
  • Të ndihmojë Drejtuesin e Degës dhe të regjistrojë të dhëna për ”Sistemin e mbylljes ditore”;
  • Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës;

  • Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:


    1. Kërkesë për punësim;
    2. Curriculum Vitae

    Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 14 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

    Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet
    www.fondibesa.com.