Njoftim punësimi : Specialist Programist
Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, me rreth 32,575 kliente aktivë dhe tepricë kredie mbi 11.4 miliardë lekë, i cili ka dhënë që nga fillimi i aktivitetit rreth 71.9 miliarde lekë apo mbi 208,000 kredi, që ushtron aktivitetin në 82 zyra në gjithë territorin e vendit, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin SPECIALIST PROGRAMIST për Zyrën Qëndrore.
Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë:
Kualifikimet:
* Arsim të lartë në degët Informatik ose Inxhinjeri Software
* 2+ eksperience e verifikuar si zhvillues për aplikacionet web
* projekte të realizuara me sukses në nivel mid dhe enterprise
Aftesitë e kërkuara:
* eksperience 2+ vjecare ne Php , Java ose Python
* njohje shumë të mirë në front end programming html, css, bootstrap, javascript
* duhet të demostroj profesionalitet me një nga framework e Php , Java ose Python
* eksperiencë 2+ vjecare ne SQL SERVER 2012/2014
* aftësi për të kuptuar,zhvilluar skemat dhe tabelat në databaza
* duhet të dëshmojë aftësi të mira programuese në Transact-SQL dhe Store Procedure
* duhet të ketë eksperiencë në identifikimin e nevoja të userave dhe automatizimin e tyre
* i aftë që i pavarur të ndjekë kërkesat dhe specifikimet e dizajnit për të ndërtuar aplikacione me cilësi
* aftësi të mira komunikuese në pune dhe në grup si dhe të ndihmoj për zgjidhjen e problemeve
* preferohet të kenë eksperience pune në sektore te ngjashëm, në sistemin bankar e financiar;
* të mos jene larguar nga puna për masa disiplinore;
Kualifikime te tjera në fushën e teknologjisë së informacionit:
* javascript, nodejs, ajax
* administrim IIS,Apache (Web,Smtp,ftp)
* design GUI
Të gjithë kandidatet duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesë për punësim
2. Curriculum Vitae
3. Fotokopje të Diplomes Universitare të shoqëruar me listë notash.
4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi
5. Reference pune nga punëdhënësi i fundit
6. Fotografi (1 cope)
Dokumentacioni i kërkuar të paraqitet brenda datës 11 Mars 2019 dhe të dorëzohet në zarf te mbyllur pranë Zyrës Qëndrore të Fondit BESA, me adresë: Rruga “Brigada e VIII”; Pallati Nr. 5 (zona e ish bllokut), Tiranë.
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com dhe për çdo paqartësi mund të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore & Shërbimeve pranë Zyrës Qëndrore, në nr. e telefonit: 04 2253841/842.