NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin Specialiste Shërbim Klienti, pranë Departamentit të Kredisë Digitale, në Zyrën Qendrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:


  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë;
  • Preferohet të këtë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm;
  • Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
  • Të këtë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
  • Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
  • Të jetë e organizuar dhe korrekte;
  • Të kenë njohuri të mira në gjuhën e huaj anglisht;

  • Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:


  • Specialisti i Shërbimit të Klientit është përgjegjës për zbatimin e gjithë detyrimeve që rrjedhin nga Manuali i Departamentit të Kredisë dhe rregullores së Departamentit të Kredisë Digitale, sipas përshkrimit të punës;
  • Telefonon, drejton pyetje sigurie për verifikimin e klientit dhe e orienton këtë të fundit se si të vazhdojë aplikimin e tij për kredi në rastet kur proçesi nuk ka përfunduar të gjitha hapat;
  • Telefonon sistematikisht sipas procedurës së përcaktuar, klientët të cilët shfaqen në vonesë;
  • Monitoron dhe ndjek pagesat e klientëve të portofolit të Kredisë Digitale;
  • Përgatit raporte dhe informacionin për Drejtorin e Departamentit të Kredisë Digitale me frekuencë ditore, javore, mujore si dhe raporte shtesë nëse i kërkohet diçka e tillë;

  • Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:


    1. Kërkesë për punësim;
    2. Curriculum Vitae

    Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 21 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

    Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet
    www.fondibesa.com.