NJOFTIM


NJOFTIM

PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË SHOQERISË FONDI BESA SHA


Drejtuar:    Aksionerëve të shoqërisë.

Të nderuar Aksionerë,

Bazuar në Statutin e Shoqërisë “Fondi Besa” SHA si dhe në ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare” (I ndryshuar), ju njoftojmë se ditën e hënë, datë 23 Nëntor 2020, ora 11.00, zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Shoqërisë “Fondi Besa” SHA me rend dite si me poshtë:

  1. Miratimi i Raportit të Drejtorit Ekzekutiv mbi aktivitetin e Fondit Besa SH.A. për vitin 2019.
  2. Miratimi i Pasqyrave Financiare të Fondit Besa SH.A. individuale dhe të konsoliduara të audituara nga kompania audituese Ernest & Young Albania për vitin ushtrimor 2019.
  3. Miratimi i fitimit të shoqërisë Fondi Besa SHA për vitin 2019 dhe përdorimit të tij.
  4. Miratimi i Plan-Biznesit të Fondit Besa SH.A. për periudhën 2020-2022.
  5. Miratimin e kompanisë audituese “Ernest & Yong” Albania për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2020.
  6. Të ndryshme.

Drejtori Ekzekutiv

Prof. Asoc. Dr. Bajram MUÇAJ

NJOFTIMET ME TE FUNDIT