Projekti Internship 2020
Fjala pershendetese e Drejtorit Ekzekutiv, Z. Bajram Mucaj ne diten e pare te Internshipit
Projekti Internship 2020
Gjatë periudhës korrik-nëntor 2020, Fondi Besa ka organizuar për herë të parë Projektin Intership “Aftësimi i të Rinjve në Veprimtarinë Kredidhënëse”, projekt i iniciuar drejtpërdrejt nga Drejtori Ekzekutiv, Z. Bajram MUÇAJ dhe me mbështetjen teknike të stafit të Fondit Besa.” Ky projekt u dha mundësinë pjesëmarrësve për të zhvilluar më tej njohuritë profesionale, nëpërmjet përvojës së fituar në Degët Rajonale dhe Departamentet e Fondit BESA, si dhe trajnimit te ofruar nga stafi i Fondit Besa dhe lektorë të jashtëm të mirënjohur në fushën ekonomike dhe financiare.
Pas 3 muajsh angazhim të plotë të pjesëmarrësve u organizua aktiviteti përmbyllës dhe shpërndarja e certifikatave.
Në fjalën e tij Drejtori Ekzekutiv, Z.Bajram Mucaj shprehu bindjen se ky projekt ka vlera të veçanta, si për institucionin, përfituesit, por edhe për veprimtarinë e kredidhënies në vend.
Nga kjo eksperiencë shumë e mirë përveç rritjes së njohurive, pjesëmarrësve iu ofrua edhe punësim pranë Fondit Besa.
Për Fondin Besa “Suksesi është e vetmja alternativë”.