Promovim Trainimi 18-19 Shtator – Me Oficere te Rinj


Progresi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i aktivitetit të Fondit Besa sh.a. pasqyrohet në treguesit realë të aktivitetit të tij, të cilët e kanë vendosur në krye të sektorit të Mikrofinancës në Shqipëri, dhe ndërkohë të vlerësueshëm edhe në kontekstin e eksperiencave ndërkombëtare të këtij sektori.

Fondi Besa është i pranishëm në pjesën me të madhe të territorit të vendit me një staf aktiv prej rreth 600 punonjësish. Ky aktivitet në zhvillim të qëndrueshëm nuk do të ishte i tille pa zhvillimin e aftësive teknike dhe profesionale të stafit, fokusuar në çdo rast edhe në stafin e ri të punësuar rishtazi.

Për këtë qëllim, gjatë datave 18-19 Shtator 2019, u trajnuan 9 oficerë të rinj kredie, pranë 8 Degëve Rajonale të Fondit Besa, një grup të rinjsh ndër më aktivet dhe të angazhuar plotësisht në përfshirjen e shpejtë dhe të plotë në strukturat e Institucionit për realizimin e objektivave individuale dhe të Degëve të tyre. Urojmë punë të mbarë për stafin e ri!

NJOFTIMET ME TE FUNDIT

  • NJOFTIM PUNËSIMI

    Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës: Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante;
    Të ketë të …