Promovimi i trainimit 9-10 Prill me Oficerët e Rinj


Me synim të qartë dhe qëndrueshëm për rritjen e kapacitetit të stafit të Fondit Besa, në datat 9-10 Prill 2019 u zhvillua trajnimi i oficerëve të rinj të punësuar në Fondin Besa sh.a. gjatë periudhës Shkurt-Mars 2019. Gjatë 2 ditëve u informuan dhe trajnuan 11 oficerë të rinj kredie, të angazhuar pranë 9 Degëve Rajonale të Fondit Besa, duke synuar përfshirjen e shpejtë dhe të plotë të stafit të ri në punën e përditshme të mirëfunksionimit të sistemit të kredisë. Përveç procedurave dhe praktikave të punës, stafi i ri informohet edhe mbi aspekte të zhvillimeve ekonomike në vend dhe veçanërisht të sistemit financiar dhe mikrofinanciar në vend.

Urojmë punë të mbarë për stafin e ri!

 

NJOFTIMET ME TE FUNDIT

  • NJOFTIM PUNËSIMI

    Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës: Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante;
    Të ketë të …