Trainimi: “KUJDESI NDAJ KLIENTIT DHE SHITJET EFEKTIVE”
Roli i oficerit të kredisë në Fondin Besa sh.a. është ndër më të rëndësishmit në aktivitetin e Institucionit, performancën dhe arritjen e objektivave në rritje. Ky funksion është në vëmendjen e veçantë të manaxhimit të Institucionit në aspektet financiare, të marrëdhënieve të punës, dhe të rritjes së kapaciteteve profesionale në kredidhënie. Për këtë qëllim, në fillim të këtij viti nëpërmjet drejtorëve të Degëve Rajonale u realizua vlerësimi i nevojave për trainim në nivel të këtyre Degëve. Rezultati i këtij vlerësimi theksonte përsëri nevojën për t’u fokusuar në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e aftësive në procesin e shitjes, komunikimit me klientin dhe marketingun e produkteve.
Për të realizuar procesin e trainimit mbi këtë tematikë në nivele të ndryshme, burime të brendshme dhe të jashtme kanë shërbyer. Kështu, gjatë qershorit dhe shtatorit të këtij viti janë përfshirë në trainim për këtë tematikë pjesa më e madhe e drejtuesve të Degëve Rajonale, trainim i mbështetur financiarisht nga MFC (Qëndra Botërore Mikrofinancës). Ndërkohë, ky trainim mbështetet financiarisht nga Swisscontact, dhe teknikisht nga Partners Albania dhe FondiBesa.
Objektivi i trainimit është : Rritja dhe konsolidimi i aftësive të stafit te Fondi BESA në procesin kryesor të kredidhënies, shitjen e produktit dhe komunikimin efektiv me klientelën, dhe mundësimin e një transferimi të praktikave të fituara nga pjesëmarrësit për kolegët e Degëve.
Sesionet e trainimit përgjatë 2 ditëve janë zhvilluar në mënyrë interaktive, me raste studimi, role Play, etj, nga trainues me eksperiencë në “shitje & komunikim me klientin”.