Takim me tregtarë të pajisjeve me eficencë energjie në Durrës
Në Tetor 2018, Fondi BESA ka nënshkruar Marrëveshjen e Kredisë dhe të Bashkëpunimit me BERZH-in në kuadër të Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), i cili është projekt i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Ballkanin Perëndimor.
Në kuadër të kësaj marrëveshje kredie dhe bashkëpunimi me BERZH, Fondi BESA ka lançuar në treg produktin “Kredia e Gjelbër” që synon promovimin e investimeve në ekonominë e gjelbër në banesa në Shqipëri përmes financimit prej 3.000.000 Euro në këtë sektor për një periudhë 3-vjecare.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshin gjithashtu me një shumë grant të financuar nga Fondi Evropian i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor për aplikimin e skemës nxitëse për huamarrësit që kryejnë këto investime si dhe nga Qeveria Austriake dhe fondi në kuadër të Investimeve në Ballkanin Perëndimor për financimin e programit për Bashkëpunimin Teknik për këtë marrëveshje.
“Kredia e Gjelbër – GEFF” që siguron financim për sektorin e banimit, do të destinohet për individët të cilët dëshirojnë dhe kanë të drejtë ligjore të kryejnë investime në banesën e tyre që synojnë eficencën dhe kursimin e energjisë.
Fondi BESA nëpërmjet oficerëve të saj të kredisë tashmë ka vendosur ura bashkëpunimi me tregtarët në qytete të ndryshme të vendit në mënyrë që të orientojmë sa me qartë klientët tanë që do kryejnë këto investime në banesat e tyre në lidhje me procedurat për përfitimin e grantit, por njëkohësisht dhe do të lehtësojë punën e tregtarëve dhe bizneseve në përpilimin e faturave sipas kërkesave specifike të këtij Programi GEFF.
Në takimin e organizuar me tregtarët e pajisjeve me eficencë energjie në Durrës u diskutua mbi çfarë ofron Programi GEFF në Shqipëri; Si operon Fondi BESA në lidhje me Kredinë e Gjelbër; Çfarë përfitojnë kompanitë shqiptare nga Programi GEFF; Procedurat në lidhje me Kredinë e Gjelbër.