Trajnim me oficerët e rinj
Rritja e aftësive profesionale të stafit në çdo nivel të Fondit Besa sh.a. është ndër synimet kryesore të këtij Institucioni, në mbështetje të arritjes së rezultateve të projektuara dhe vazhdimisht në progres. Ndërkohë, harmonizimi i kapaciteteve drejtuese me aftësitë profesionale të stafit në nivele të ndryshme është një tjetër objektiv, që krijon ndër të tjera hapësirat e nevojshme për promovim të qëndrueshëm të stafit. Për këtë qëllim, procesi i trajnimit është një proces i vazhdueshëm në përgjigje të nevojave dhe zhvillimeve si në kontesktin e brendshëm ashtu edhe atë të mjedisit financiar dhe të Mikrofinancës në Shqipëri.
Në këtë kontekst, zhvillohen edhe trajnimet periodike me oficerët e rinj, më i fundit i realizuar me 13-14 Nëntor 2018. Në këtë aktivitetet trajnimi morën pjesë 15 oficerë të rinj të kredisë, nga 10 Degë Rajonale të ndryshme. Ata i bashkohen 350 specialisteve të tjerë të këtij niveli në Institucion. Edhe pse pjesa më e rëndësishme e tyre i përkasin fushës së ekonomi-financë, ndër ta ka edhe të fushave specifike si të zhvillimit të bujqësise apo të shkencave ekzakte dhe sociale.
Urojme punë të mbarë për stafin e ri!