Trajnimi i stafit – Sfidë e vazhdueshme


Në një progres të vazhdueshëm dhe qëndrueshëm të aktivitetit të Institucionit, Fondi Besa sh.a., vepron sot me 81 zyra në të gjithë Shqipërinë, mbështetur nga një staf aktiv prej 574 punonjësish, duke qenë kështu dhe një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Kjo rritje e aktivitetit në çdo aspekt të tij kërkon rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të stafit të Fondit Besa, nëpërmjet takimeve informuese, konsultimeve dhe sesioneve te trajnimit te fokusuara ne teknikat dhe procedurat e kredidhënies.

Për këtë qëllim, gjatë dy ditëve 7 dhe 8 Maj u trajnuan 14 oficerë të rinj kredie, të punësuar gjatë muajit Prill 2019 dhe të angazhuar pranë 11 Degëve Rajonale të Fondit Besa. Përveç procedurave dhe praktikave të punës, stafi i ri informohet edhe mbi aspekte të zhvillimeve ekonomike në vend dhe veçanërisht të sistemit financiar dhe mikrofinanciar në vend.

Urojmë punë të mbarë për stafin e ri!

 

NJOFTIMET ME TE FUNDIT

  • NJOFTIM PUNËSIMI

    Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës: Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante;
    Të ketë të …