Trajnimi i stafit të ri
Edhe në kushtet aktuale, sa të vështira dhe delikate, synimi për realizimin e plotë të objektivave institucionale të Fondit Besa mbetet prioritet! Këto objektiva janë të lidhura veçanërisht me rritjen e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore të stafit të Institucionit. Nga periudha e fund Qershorit 2020, stafi i Fondit Besa është rritur periodikisht nga 3-5%. Për këtë, mekanizmi i trainimit të oficerëve të rinj ka një rol të veçantë për fuqizimin e aktivitetit të çdo Dege Rajonale dhe rritjen e qëndrueshme të Institucionit.
Në datat 5-6 Nëntor 2020 u zhvillua trainimi më i fundit mbi procedurat e kredidhënies për 12 oficerë të rinj të kredisë, në mbështetje të stafit të 9 Degëve Rajonale në qytete të ndryshme të vendit.
I urojmë punë të mbarë stafit të ri!