Trajnimi: “Kujdesi ndaj klientit dhe shitjet efektive.”
Trajnimi i oficerëve të kredisë “Kujdesi ndaj klientit dhe shitjet efektive”
Duke pasur në vëmendje forcimin e kapaciteteve të oficerëve të kredisë dhe përmirësimin e aftësive të tyre në fushën e shitjes dhe kujdesit e komunikimit efektiv me klientët, gjatë dy ditëve 13 dhe 14 Tetor 2022, u organizua në bashkëpunim me SwissContact trajnimi “Kujdesi ndaj klientit dhe shitjet efektive”.
Në fokus të trajnimit ishin teknikat e njohjes së klientit dhe të nevojave të tij, mënyrat e prezantimit të produktit, negocimi për shitjen e produktit dhe shërbimi pas shitjes.
Ky trajnim është i pari në serinë e trajnimeve që do të realizohen përgjatë viteve 2022 – 2024 në partneritet me Swisscontact, ku do të marrin pjesë drejtues të degëve dhe oficerë kredie të Fondit Besa. Ky bashkëpunim synon nxitjen e sipërmarrjes së të rinjve, nëpërmjet rritjes së mundësive për kredimarrje, mbështetur me rritjen e aftësive teknike të oficerëve të kredisë.
Fondi Besa