Workshop: Asistenca Teknike në Kuadër të Programit për Punësim dhe Inovacion Social në Shqipëri përmbushi pritshmëritë e pjesëmarrësve


Workshopi i fundit me temë “Aplikimi për kontraktimin e Instrumenteve Financiarë në kuadër të programit për Punësim dhe Inovacion Social (EaSI) për Institucionet Mikrofinanciare” është hartuar për të ndihmuar Institucionet Mikrofinanciare Shqiptare dhe për të shpjeguar se si të aplikojnë për Instrumentet Financiare që ofron ky Program.

Workshop-i u organizua në Tiranë, më 13 Dhjetor 2018, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Mikrofinancës.

Workshop-i u organizua në tre sesione:

1. Prezantimi i Instrumenteve Financiare EaSI dhe kërkesat për aplikim – prezantuar nga Simone Uccheddu, përfaqësues i Fondit Evropian të Investimeve.
2. Rast studimor, i cili bën një paraqitje të plotë të informacioneve në lidhje me procesin e aplikimit dhe marrëveshjet kontraktuale – prezantuar nga Altin Muca, përfaqësues i Fondit BESA.
3. Prezantimi i shërbimeve të asistencës teknike për Institucionet Mikrofinanciare, si pjesë ë Programit të Asistencës Teknike të EaSI – prezantuar nga Grzegorz Galusek, përfaqësues i Qendrës së Mikrofinancës (Microfinance Centre).

Temat që u trajtuan në workshop ishin interesante dhe të vlefshme për pjesëmarrësit dhe siç u komentua:
“Ky event ishte i mirë organizuar dhe strukturuar, me informacionin e duhur dhe të plotë si dhe me këshilla praktike.”

 

NJOFTIMET ME TE FUNDIT