fbpx

Zhvillohet analiza vjetore e aktivitetit të Fondit BESA


Zhvillohet analiza vjetore e aktivitetit të Fondit BESA

Në datat 14-16 Shkurt 2019, u zhvillua analiza vjetore e aktivitetit të Fondit BESA gjatë vitit 2018, e cila erdhi pas diskutimeve që janë organizuar në çdo dege rajonale.

Viti që u mbyll konfirmoi qëndrueshmërinë e institucionit. Veprimtaria e tij vijoi të zgjerohej, duke mbetur e mirëkapitalizuar, likuide dhe me fitim.

Në fjalën e tij, Drejtori Ekzekutiv z. Bajram Muçaj, trajtoi rëndësinë e veçantë të analizës vjetore në mbarëvajtjet e punës, përcaktimin e problematikave që kanë lindur, zgjidhjen e tyre dhe ndërtimin e punës për arritjen e objektivave në vitin në vazhdim.

Në vijimësi u paraqitën treguesit e realizuar si më poshtë:

Për vitin 2018, Fondi Besa rezulton me 32,575 klientë aktivë, me një tepricë kredie mbi 11,4 miliardë lekë. Në lidhje me disbursimet e kredisë rezultatet kanë qenë shumë të mira dhe rezultojnë me 21, 413 kredi të disbursuara me një volum prej rreth 9,9 miliardë lekë.

Nga fillimi i aktivitetit, Fondi Besa ka disbursuar 208,034 kredi, me një volum 71,9 miliardë lekë. Raporti i kredive të këqija vijoi përmirësimin, duke kapur vlerën 2.88%.

Si rezultat i përkushtimit të të gjithë punonjësve, rritjes së përgjegjshmërisë së tyre në punë, organizimit dhe forcimit të punës në grup, vihet re se është rritur produktiviteti dhe eficenca në punën e të gjithë departamenteve duke patur trend në rritje për realizimin e objektivave dhe shtrirjen e mëtejshme të aktivitetit.

Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2018 Fondi BESA i ka kushtuar kujdes të veçantë përmirësimit të infrastrukturës të zyrave, me qëllim rritjen e efektivitetit të institucionit, duke zgjeruar prezencën e tij në tregun e synuar. Me një staf prej 549 punonjësish, Fondi BESA synon të jetë një punëdhënës i përgjegjshëm që i siguron punonjësve kushte të mira pune dhe mundësi për rritje. Prandaj, ne përpiqemi të krijojmë një kulturë bashkëpunuese, të hapur, novatore dhe energjike që tërheq dhe motivon punonjësit.

Këto arritje janë rezultat i përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit. Fondi BESA investon në vazhdimësi për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore nëpërmjet trajnimeve profesionale të gjithë niveleve, të cilat i sheh si pjesë të përgjegjësisë si punëdhënës. 

Në fjalën e tij përmbyllëse, z. Muçaj dha vlerësimin për performancën e deritanishme të Fondit BESA, duke theksuar se “Është rasti për të shprehur kënaqësinë për angazhimin në rritje të institucionit tonë, pasi mirëmenaxhimi i aktivitetit të kredidhënies, modernizimi i sistemeve dhe proceseve që rritin eficiencën dhe produktivitetin, rritja e transparencës ndaj klientëve, aksionarëve dhe partnerëve tanë, janë sfidat me të cilat Institucioni përballet në përditshmërinë e punës së tij. Performanca e qëndrueshme dhe në rritje e këtij institucioni gjatë viteve të fundit do të vazhdoje edhe në vitet në vazhdim, duke u siguruar klientëve tanë akses në shërbime dhe produkte financiare për plotësimin në kohë të nevojave të tyre për zhvillim. Ne synojmë të jemi partneri i tyre më i besueshëm. 

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Elbasanit. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomiko Të ketë të paktën 1 ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore: Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë: Detyrat kryesore për të ...