fbpx

ZHVILLOHET ANALIZA VJETORE PËR 2022 E AKTIVITETIT TË FONDIT BESA


Zhvillohet analiza vjetore e aktivitetit të Fondit BESA

Në datat 11-12 Shkurt 2023, u zhvillua analiza vjetore e aktivitetit të Fondit BESA gjatë vitit 2022.

Edhe gjatë vitit 2022, që ishte një vit i vështirë, një vit që shënoi paqëndrueshmëri të vazhdueshme ekonomike, ku konflikti gjeopolitik dhe efektet e vazhdueshme të pandemisë globale ishin evidente, rezultatet e Fondit Besa demonstruan forcën tonë të strategjisë afatgjatë. Në këto rrethanat, Fondi Besa ka vazhduar shërbimet e tij, në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm që ishte dhe mbetet sektori më i prekur nga kriza Covid 19.

Raporti i detajuar i aktivitetit të kryer gjatë vitit 2022 jep për stafin, menaxhimin, aksionarët dhe të gjithë palët e interesuara, një pasqyrë të qartë të performancës së kompanisë.

Analiza Vjetore, e cila vijon pas analizave të çdo dege rajonale, synoi që të përqendrohet në disa aspekte kryesore si:

  • Vlerësimi i realizimeve gjatë vitit 2022;
  • Evidentimi i mosrealizimeve dhe efekti i tyre në rezultatin e institucionit;
  • Analizimi i problematikave dhe sfidave me të cilat jemi përballuar gjatë vitit 2022.
  • Një vlerësim dhe analizë të produktivitet dhe eficencës të degëve dhe oficerëve të kredisë.
  • Diskutimi mbi parashikimet e vitit 2023 dhe orientimet e nevojshme menaxheriale për arritjen e objektivave për vitin që sapo ka filluar.

Në analizimin e këtyre rezultateve Fondi Besa u bazua në ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, në analizën e mjedisit ekonomik – situatës makroekonomike – në të cilën operon institucioni.

Njohja, analiza dhe vlerësimi i realitetit ekonomik është e domosdoshme për të orientuar masat dhe veprimet menaxheriale në të gjithë zinxhirin vendimmarrës, për të parashikuar tendencat e zhvillimit, zgjerimin e gamës së produkteve, për të parashikuar riskun dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës në raste të veçanta.

Ky realitet ekonomik, me gjithë ndikimet dhe pasojat e tij, shërben si një tregues që duhet të konsiderohet dhe të vlerësohet në vijimësi.

Pavarësisht nga një mjedis sfidues operativ, Fondit Besa tregoi elasticitet dhe performoi në përputhje me objektivat e tij afatmesme për plotësimin e kërkesave për financim të tregut të tij.

Pasiguria ekonomike që ka përcaktuar ritmin e zhvillimit këto tre vitet e fundit, vetëm sa e ka intensifikuar fokusin e institucionit në ofrimin e vlerave për klientët, duke hedhur në treg shërbime dhe produkte të reja për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë bizneset e tyre në këtë periudhë sfiduese, duke ja u bërë më të lehtë të bëjnë biznes me Fondin Besa dhe punonjësit e tij.

Viti 2022 ka treguar se mënyra se si Fondi Besa bën biznes, kujt tregu i shërben, ku e ka shtrirë aktivitetin, janë të gjitha reflektime të planit strategjik për të cilin punonjësit kanë punuar me zell për të zbatuar gjatë vitit të fundit. Të marra së bashku, mbështetja e konsiderueshme e biznesit, e klientelës, dhe vendimet strategjike që Fondi Besa ka marrë e kanë pozicionuar atë jashtëzakonisht mirë për të ofruar rritje të qëndrueshme, afatgjatë dhe kthime të forta të aksionarëve për vitet në vijim.