fbpx

Nertila


Studio Fotografie


Nertila ka një sy për fotot e bukura

“Në vitin 2007 fillova të punoj pranë një studio fotografike për të ndihmuar fotografin të stamponte fotot. Në atë kohë, kurrë nuk kam menduar se fotografia do të ishte pasioni im i fortë. Shpejt, kuptova se nuk ishte vetëm një pasion, një hobi, por po kthehej në profesionin tim “.

Nertila pranon se gjatë gjithë jetës së saj ajo ka qenë krijuese. Duke e kuptuar këtë, Nertila filloi të mendonte seriozisht për atë që donte të bënte me jetën e saj dhe energjinë krijuese, dhe në vend që të qëndronte përpara një kompjuteri në stampimin e fotografive, vendosi që të përpiqej të bënte karrierë në fotografim, duke përdorur aftësitë që kishte ushtruar duke fotografuar miqtë e saj vetëm për argëtim.

“Unë guxoja të hapja studion time të fotografike. Kam dëgjuar se Fondi Besa ishte shumë i shpejtë në dhënien e kredive, kështu që takova Entelën, oficeren e kredisë, e cila ishte një ndihmë e madhe. Kisha nevojë të blija një aparat të mirë fotografik dhe disa pajisje të tjera për studion. Isha e lumtur dhe pak i frikësuar në të njëjtën kohë. Kur kam marrë aparatin tim të parë profesional në dorë, ishte sikur të kisha një fëmijë të sapolindur. Nuk e kisha kuptuar kurrë se sa avantazhe mund të ofrojë një aparat fotografik profesional nëse ke imagjinatë dhe dëshirë për të mësuar. Për këtë arsye, para se të hapja studion, mora pjesë në një kurs për fotografët profesionistë. Kam filluar të pasuroj njohuritë e mia fotografike dhe të kuptoj më mirë kamerën dhe ky ishte fillimi i suksesit tim “.

Duke pranuar se nuk kishte klientë, nuk kishte përvojën e duhur dhe nuk kishte idenë se si të menaxhonte një biznes të vërtetë, Nertila e kuptoi se dëshpërimi ishte një motivues i madh. Ajo filloi të punojë shumë duke testuar me shkrepje të shumta parti, teste në Photoshop, duke fotografuar familjen dhe miqtë e saj, derisa filloi të krijonte besimin në atë që po bënte.

“Çdo fotografi që bëj – thotë Nertila – tregon një histori. Është një punë që të jep kënaqësi dhe emocione. Unë përpiqem të transformoj fotografitë e zakonshme në pjesëza arti. Shumë njerëz festojnë ditëlindje, martesa, jubile, ardhjen e një fëmije në jetë dhe duan të fiksojnë momentet më të lumtura të jetës së tyre në kamera. Këto janë kujtime që ata do të vazhdojnë ti ruajnë nga brezi në brez.

Suksesi i e bëri Nertilën të fillojë të mendojë blerjen e disa pajisjeve të tjera profesionale, të cilat ishin vërtetë të shtrenjta, kështu që i duhej të mendonte edhe për një kredi të dytë. Kredia e dytë ishte më e lehtë për të.

“Tani nuk kam më frikë të marrë kredi. Kur do të punosh, je në gjendje të paguash edhe kredinë në kohë. Me të vërtetë më ndihmoi shumë. “

Tani Nertila ka punësuar një asistente, i cili e ndihmon në biznes. Por Nertila përmend se në të vërtetë nuk është kaq e lehtë të kesh sukses në këtë lloj biznesi, për shkak se kamerat dixhitale, të cilat vazhdimisht po përmirësohen dhe sofistikohen, po bëhen më të përballueshme për t’u blerë dhe më të lehta për t’u përdorur. Tani që kamerat janë të  integruara në smartphones dhe pajisje të tjera të lëvizshme mund të themi se praktikisht çdo njeri ka një aparat fotografik në dorë. Por është syri për të kapur këndin e duhur, dritën e duhur, si dhe momentin e duhur që e bën atë moment të paharrueshëm.