
Strategjia e Fondit BESA për të ardhmen
Strategjia kryesore e Fondit BESA sh.a. për të ardhmen është të forcojë operacionet e tij bazë në biznesin themelor – aktivitetin huadhënës, duke u përpjekur të mbetet një nga aktorët më të rëndësishëm të sektorit mikrofinanciar në Shqipëri. Në kontekstin e statusit si institucion financiar jo bankë, Fondi BESA shqyrton mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare të ofruara si dhe shtrirjen e tij në zona të reja.
Në mbështetje të kësaj strategjie bazë, Fondi BESA sh.a. përqendron vëmendjen gjithashtu në:
- Ruajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të performancës së tij.
- Përmirësimin e kapacitetit të sistemeve financiare dhe në zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve.
- Rritjen e kapacitetit për adaptimin e teknologjive inovative që mund të zgjerojnë shtrirjen.
- Përmirësimi i drejtimit, sistemeve të informacionit të menaxhimit, sistemeve të menaxhimit të riskut dhe matjes së performancës së institucionit.
- Zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve sipas kërkesës së tregut të synuar.
-
Njoftim punësimi : Dizenjator / Menaxhues i Rrjeteve Sociale & Faqe Web Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, me rreth 32,575...
-
Trajnimi i stafit të ri Trajnimi i stafit mbetet prioritet i Fondit Besa.
-
BANKA E DETIT TE ZI PER TREGTI DHE ZHVILLIM I AKORDON FONDIT BESA NJE KREDI PREJ 10 MILIONE EURO Fondi BESA dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillimit nënshkruan Marrëveshjen e tretë të Huasë...