fbpx

KREDIA “BESA TURIZËM PROJEKT”


Kredia “BESA TURIZËM PROJEKT” synon financimin e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit apo personat që duan të hapin një aktivitet në këtë sektor, në rrethet Gjirokastër, Përmet, Berat dhe Skrapar.

Periudha e vlefshmërisë: 17 Prill 2017 deri në 17 Prill 2020

KARAKTERISTIKAT E KREDISË:

   

  SHUMA  Shuma maksimale e kredisë 15,000 Euro ose ekuivalenti në Lekë
  MONEDHA  Euro ose  Lekë
  AFATI  Deri në 3 vjet (36 muaj)
  KOMISIONI  1% në vit mbi shumën totale të kredisë
  KOLATERALI   Kolaterali nuk është kusht absolut për miratimin e kredisë
  RIPAGIMI I KRERDISË Në varësi të preferencës së klientit:
Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet
e kredisë vijnë duke u zvogëluar.
I Çrregullt: Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund te shlyhet me këste mujore jo te
rregullta, fleksibël sipas sezonalitetit. Shuma e pagesës do të llogaritet bazuar në të ardhurat mujore të klientit.
  INTERESI  15%
• Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti
  PERIUDHA GRACE  1- 6 muaj vetëm për kalendarin Flat dhe  Declining

 

Kjo kredi mundësohet nën projektin “BESA TURIZËM PROJEKT” i bashkëfinancuar me Fondacionin Cesvi.

       

KREDI “BESA AGRO PROJEKT”


    

A ju nevojitet kredi për të filluar apo zgjeruar një aktivitet bujqësor?

Nëse e zhvilloni aktivitetin bujqësor në Malësi të Madhe apo në Përmet – Fondi Besa, në bashkëpunim me VIS Albania dhe CESVI ofrojnë kredi me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së familjeve rurale, promovimin e bizneseve fillestare dhe përfshirjen sociale të klientëve.
Kjo kredi synon financimin e aktiviteteve bujqësore, blegtorale, agro-përpunimin, qoftë këto aktivitete start-up apo ekzistuese.

Periudha e vlefshmërisë: 15 Mars 2014 deri në 14 Mars 2017

KARAKTERISTIKAT E KREDISË:

   

  SHUMA  Shuma maksimale e kredisë 500,000 Lek
  MONEDHA  Lekë
  AFATI  Deri në 3 vjet (36 muaj)
  KOMISIONI  1-3% sipas kohëzgjatjes së kredisë
  KOLATERALI   Hipoteka nuk është kusht i domosdoshëm për përfitimin e kredisë. Barrë Siguruese; Peng
  RIPAGIMI I KRERDISË Në varësi të preferencës së klientit:
Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar.
  INTERESI   15%
• Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti

 

Kjo kredi mundësohet nën projektin “BESA AGRO PROJEKT” i bashkëfinancuar nga VIS Albania dhe Fondacioni Cesvi.

       
          

KREDI “BESA AGRO EaSI”


    

Kredi pa hipotekë!

Kredi për të gjithë ata që duan të rrisin prodhimin e tyre bujqësor dhe blegtoral, tw investojnë në aktivitete që lidhen me përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale!

Falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, në kuadrin e programit “Punësim dhe Inovacioni Social”, për të rritur zhvillimin e sektorit bujqësor dhe për të mbështetur iniciativën e të rinjve sipërmarrës, Fondi BESA dhe Fondi Evropian i Investimeve (EIF) kanë nënshkruar një Marrëveshje Garancie për të mbështetur këto aktivitete.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Fondi BESA i ofron huamarrësve kushte kredie më konkurruese dhe tërheqëse sesa kushtet e kreditimit normal për kreditë bujqësore të ofruara deri më tani. Pra, klientët përfitojnë:

• Ulje të normës së interesit prej të paktën 0.3%
• Mund ta përfitojnë këtë kredi pa hipotekë.
• Mund të vendosin vetë se sa para duan të shlyejnë në muaj, duke ndjekur kështu ciklin e cash flow të tyre

Periudha e vlefshmërisë: 25 Maj 2016 deri në 30 Shtator 2019

Kushdo që është I interesuar e inkurajojmë të aplikojë dhe të përfitojë nga këto kushte të favorshme, të cilat janë bërë të mundura me mbështetjen e EIF-së.

KARAKTERISTIKAT E KREDISË:

   

Jo më pak se 30% e vlerës së investimit total

  SHUMA  Shuma maksimale e kredisë 3,500,000 Lekë
  MONEDHA  Lekë
  AFATI  deri në 5 vjet (60 muaj)
  KOMISIONI  1-3% sipas kohëzgjatjes së kredisë
  KOLATERALI   Hipoteka nuk është kusht i domosdoshëm për përfitimin e kredisë. Barrë Siguruese; Peng
  RIPAGIMI I KRERDISË I Çrregullt: Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund te shlyhet me këste mujore jo të
rregullta, fleksibël sipas sezonalitetit. Shuma e pagesës do të llogaritet bazuar në të ardhurat mujore të klientit
  INTERESI  15.6% deri në 20%
Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti

  

Shembull :

 

Vlera e KredisëInteresi VjetorMaturiteti (muaj)
500,00015.6%12
1,000,00013.5%12
3,000,000 16.5%24

Shifrat janë orientuese. Për shifrat e sakta duhet të merrni informacionin e saktë pranë zyrës ma të afërt të Fondit BESA në qytetin tuaj.

   

Për informacione të mëtejshme lexoni më poshtë:

http://ec.europa.eu/social/microfinance,

http://ec.europa.eu/social/socialentrepreneurship,

http://www.eif.org/what_we_do/microfinance/easi/

Ky financim mbështetet nga Bashkimi Europian nën skemën e Garancisë e krijuar sipas Rregullores nr. 1296/2013 të Parlamentit dhe Këshillit Europian për Programin për Punësim dhe Inovacion Social.

Për të aplikuar për këtë produkt kredie, kontaktoni me degën më të afërt të Fondit BESA ose në numrat e telefonit +355 42 25 38 41/2.

       
          

KREDI “BERZH AASF”


    

Kredi bujqësore për të gjithë fermerët dhe banorët e zonave rurale dhe gjysmë-rurale, të cilët zhvillojnë aktivitete që gjenerojnë të ardhura si në fushën e bujqësisë ashtu edhe në aktivitete jo-bujqësore, por që në natyrën e tyre janë të lidhura me procesimin e produkteve bujqësore.

Kriteret e pranueshmërisë:

(a) Është kompani, sipërmarrje, firmë, biznes, pronar i vetëm ose subjekt tjetër ligjor, i krijuar në përputhje me legjislacionin shqiptar ose një individ i regjistruar si sipërmarrës në përputhje me legjislacionin shqiptar.

(b) Ushtron aktivitet në njërin nga aktivitetet e mëposhtme ekonomike:

(i) Aktivitete bujqësore dhe blegtorale, Blegtori, Kultivimi i drithërave, Kultivimi i farërave dhe bimëve mjekësore, Kultivimi i frutave dhe perimeve, Prodhimi i plehrave të ndryshme dhe vajit.

(ii) Mekanikë bujqësore, Logjistikë dhe ofrim shërbimi, përfshirë: tregtimi i makinerive dhe pajisjeve bujqësore, kontejnerë dhe dhoma frigoriferike për ruajtjen e produkteve bujqësore

(iii) Agro-përpunim, përfshirë: furrë buke dhe pastiçeri, thertore dhe përpunim mishi, prodhim vezësh dhe prodhim bulmeti, prodhimi i vajit, prodhuesit e ushqimeve të paketuara dhe prodhimi i ujit, pijeve jo-alkoolike, birrës dhe verës .

(iv) Tregtim me shumicë dhe pakicë i produkteve bujqësore përfshirë shitjen me shumicë të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore dhe shitjen me pakicë të produkteve ushqimore.

(c) Ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë.

(d) Është aktivitet i regjistruar dhe operon në përputhje me legjislacionin shqiptar.   

Periudha e vlefshmërisë: 6 Dhjetor 2016 deri në 30 Dhjetor 2019

KARAKTERISTIKAT E KREDISË:

   

 

  SHUMA  Shuma maksimale e kredisë 3,500,000 Lekë
  MONEDHA  Lekë dhe Euro
  AFATI  Për kapital pune: deri 3 vjet (36 muaj);
Për investime: deri në 4 vjet (48 muaj)
  KOMISIONI  1-4% sipas kohëzgjatjes së kredisë
  KOLATERALI   Hipotekë, Peng, Dorëzani, Cash koletaral në varësi të kohëzgjatjes së kredisë.
  RIPAGIMI I KRERDISË Në varësi të preferencës së klientit:
Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këste e kredisë vijnë
duke u zvogëluar.
I Çrregullt-Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund te shlyhet me këste mujore jo të
rregullta, fleksibël sipas sezonalitetit. Shuma e pagesës do të llogaritet bazuar në të ardhurat mujore të klientit.
  INTERESI  21.6% deri në 28.8%
Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti
  PERIUDHA GRACE  Në përputhje me llojin e aktivitetit mund të aplikohet grace period dhe shlyerje 1- 6 mujore,
në përputhje me ciklin e gjenerimit të të ardhurave në bujqësi.

  

Kjo kredi mundësohet nën projektin “BERZH AASF” i bashkëfinancuar me EBRD dhe Qeverinë Shqipëtare.

       
          

KREDI “ZANA E MALEVE”


    

Jeni në moshën 18 – 35 vjeç dhe dëshironi të hapni një biznes apo të zhvilloni më tej një biznes ekzistues në fushën e bujqësisë dhe të turizmit? – Fondi BESA në bashkëpunim me VIS Albania ju mbështesin me kredi me kushte lehtësuese.

Produkti i kredisë “Zana e Maleve” do të destinohet për financimin e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë, turizmit apo të rinjtë 18 – 35 vjeç të cilët duan të hapin një aktivitet apo të zhvillojnë aktivitetet e tyre në këto sektorë, në Bashkinë Malësi e Madhe, Qarku Shkodër.

KARAKTERISTIKAT E KREDISË:

a) kreditë miratohen në monedhën shqiptare (lekë);

b) Kolaterali nuk është kusht i domosdoshëm për miratimin e kredisë;

c) Norma e interesit 15%,  llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit;

d) Norma mujore e interesit është 1.25% në muaj mbi pjesën e mbetur;

e) Shuma e kredive është e ndryshme në varësi të biznesit që kreditohet;

f) Periudha grace është deri në gjashtë muaj dhe afati i kredisë është deri në 48 muaj;

g) Komisioni i disbursimit 1 – 2% në varësi të kohëzgjatjes së kredisë.

       

Kredia “Zana e Maleve”  është një produkt kredie në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fondit BESA dhe VIS Albania për projektin “Zana e Maleve – Giovani e Territorio: radici di una comunità in cammino verso l’ìntegrazione con la famiglia europea.” – AID 011523/VIS/ALB, i cili ka filluar zyrtarisht më datë 04 Prill 2018 dhe zgjat deri me 03 Prill 2021,  i bashkë-financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS).