KREDI “BERZH AASF”
Kredi bujqësore për të gjithë fermerët dhe banorët e zonave rurale dhe gjysmë-rurale, të cilët zhvillojnë aktivitete që gjenerojnë të ardhura si në fushën e bujqësisë ashtu edhe në aktivitete jo-bujqësore, por që në natyrën e tyre janë të lidhura me procesimin e produkteve bujqësore.
Kriteret e pranueshmërisë:
(a) Është kompani, sipërmarrje, firmë, biznes, pronar i vetëm ose subjekt tjetër ligjor, i krijuar në përputhje me legjislacionin shqiptar ose një individ i regjistruar si sipërmarrës në përputhje me legjislacionin shqiptar.
(b) Ushtron aktivitet në njërin nga aktivitetet e mëposhtme ekonomike:
(i) Aktivitete bujqësore dhe blegtorale, Blegtori, Kultivimi i drithërave, Kultivimi i farërave dhe bimëve mjekësore, Kultivimi i frutave dhe perimeve, Prodhimi i plehrave të ndryshme dhe vajit.
(ii) Mekanikë bujqësore, Logjistikë dhe ofrim shërbimi, përfshirë: tregtimi i makinerive dhe pajisjeve bujqësore, kontejnerë dhe dhoma frigoriferike për ruajtjen e produkteve bujqësore
(iii) Agro-përpunim, përfshirë: furrë buke dhe pastiçeri, thertore dhe përpunim mishi, prodhim vezësh dhe prodhim bulmeti, prodhimi i vajit, prodhuesit e ushqimeve të paketuara dhe prodhimi i ujit, pijeve jo-alkoolike, birrës dhe verës .
(iv) Tregtim me shumicë dhe pakicë i produkteve bujqësore përfshirë shitjen me shumicë të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore dhe shitjen me pakicë të produkteve ushqimore.
(c) Ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë.
(d) Është aktivitet i regjistruar dhe operon në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Periudha e vlefshmërisë: 6 Dhjetor 2016 deri në 30 Dhjetor 2019
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
SHUMA | Shuma maksimale e kredisë 3,500,000 Lekë |
MONEDHA | Lekë dhe Euro |
AFATI | Për kapital pune: deri 3 vjet (36 muaj); Për investime: deri në 4 vjet (48 muaj) |
KOMISIONI | 1-4% sipas kohëzgjatjes së kredisë |
KOLATERALI | Hipotekë, Peng, Dorëzani, Cash koletaral në varësi të kohëzgjatjes së kredisë. |
RIPAGIMI I KRERDISË | Në varësi të preferencës së klientit: • Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë. • Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këste e kredisë vijnë duke u zvogëluar. • I Çrregullt-Bazuar në ciklin e prodhimit, kjo kredi mund te shlyhet me këste mujore jo të rregullta, fleksibël sipas sezonalitetit. Shuma e pagesës do të llogaritet bazuar në të ardhurat mujore të klientit. |
INTERESI | 21.6% deri në 28.8% Niveli i interesit është në përputhje me: • Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë • Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë • Numrin e kredive që ka marrë klienti |
PERIUDHA GRACE | Në përputhje me llojin e aktivitetit mund të aplikohet grace period dhe shlyerje 1- 6 mujore, në përputhje me ciklin e gjenerimit të të ardhurave në bujqësi. |
Kjo kredi mundësohet nën projektin “BERZH AASF” i bashkëfinancuar me EBRD dhe Qeverinë Shqipëtare.