NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist për Rrjetet Sociale, pranë Departamentit të Marketingut dhe Zhvillimit, në Zyrën Qendrore:

Kërkesat kryesore për kandidatet për këtë pozicion janë:

  • Preferohet qe aplikanti te kete eksperiencë si Specialist i Mediave Sociale ose rol të ngjashëm;
  • Diplomë në Marketing ose një fushë tjetër si Komunikimi, Marrëdhënie me publikun etj.;
  • Njohuri të shkëlqyera të Microsoft Office dhe programet e dizajnit grafik, me qëllim shkrimin, montimin e materialeve promovuese (foto/video/tekst) në rrjetet sociale apo materialeve të marketingut si fletëpalosje, broshura etj.;
  • Njohuri mbi përdorimin e mjeteve të marketingut të mediave sociale;
  • Njohuri për Optimizimin e Motorëve të Kërkimit dhe Google Analytics;
  • Njohuri të mira/shkëlqyera të kanaleve të shumta të marketingut në internet, të rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Linkedin, Pinterest, Instagram, Google+ dhe praktikat më të mira të mediave sociale;
  • Përvojë në kryerjen e hulumtimit të audiences;
  • Aftësi shumë të mira krijuese;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
  • Aftësi të mira për menaxhimin e kohës;
  • Aftësitë e të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Njohuri te mira në gjuhën angleze;

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Hartimi, zbatimi dhe menaxhimi i strategjisë së mediave sociale, përmes kërkimit konkurrues, përcaktimit të platformës, krahasimit, mesazheve dhe identifikimit të audiencës për të rritur praninë në internet, në rrjetet sociale dhe për të përmirësuar angazhimin e klientit;
  • Sigurimi që strategjia aktuale e mediave sociale të përputhet me qëllimet dhe vlerat e kompanisë;
  • Krijimi, publikimi dhe shpërndarja e postimeve ditore tërheqëse, duke përfshirë krijimin e teksteve, të imazheve dhe videove që promovojnë markën e kompanisë. Krijimi i përmbajtjeve domethënëse për të tërhequr ndjekës dhe për të nxitur trafikun në faqet e internetit;
  • Optimizimi i faqes së kompanisë brenda çdo platforme për të rritur dukshmërinë e kompanisë;
  • Hartimi dhe zhvillimi i fushatave marketing në mediat sociale për platforma të ndryshme, duke përfshirë Instagram, Facebook, Linkedin, Webpage, Twitter;
  • Monitorimi i angazhimit të përdoruesve të rrjeteve sociale dhe komunikimi në mënyrë efektive me ta në platformat e mediave sociale;
  • Komunikimi me profesionistë dhe influencues të industrisë përmes mediave sociale për të krijuar një rrjet të forte;
  • Monitorimi i SEO dhe angazhimit të përdoruesve dhe sugjerimi i përmbajtjeve te postimeve për të siguruar që ato të jenë informuese dhe atraktive;
  • Matja e suksesit të fushatave të mediave sociale duke përdorur KPI;
  • Bashkëpunimi me departamente të tjera (marrëdhëniet me klientët, shitjet etj.) për të menaxhuar reputacionin e kompanisë;
  • Hartimi i raporteve mujore mbi ecurinë e mediave sociale, angazhimin e publikut dhe sugjerime për përmirësime;

Të gjithë kandidatët duhet të paraqësin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
  5. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  6. Fotografi (1 copë)

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 10 Prill 2024 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.

NJOFTIMET ME TE FUNDIT

  • NJOFTIM PUNËSIMI

    Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës: Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante;
    Të ketë të …