fbpx

Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj

 
Të nderuar Aksionarë, Klientë dhe Partnerë,

Viti 2020, me pandeminë Covid-19 dhe vështirësitë ekonomike që solli kjo pandemi, patën një ndikim të ndjeshëm në aktivitetin e Fondit Besa, klientët dhe punonjësit e tij. Pandemia nuk ka kursyer asnjë vend apo segment të shoqërisë; ajo ka ndikuar në jetën e miliona njerëzve, si dhe në ekonominë e çdo vendi dhe atë globale. Kriza të tilla kërkojnë reagim, përshtatje, iniciativa dhe instrumente të ndryshëm nga ato normalë. Situatat e reja dhe të panjohura shkaktuan ndjenja të pasigurisë, konfuzion midis stafit dhe klientëve, dhe kjo ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u trajtuar nga menaxherët.

Së pari, Fondi Besa mori të gjithë masat për të krijuar një ndjenjë qetësie për klientët dhe stafin, gjë e cila nuk ishte aspak e lehtë, në një kohë kur shëndeti i njerëzve ishte në rrezik. Menaxhimi siguroi stafin se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur jetën e tyre, dhe më pas biznesin dhe vendet e punës. Ajo që duhej të bënim ishte komunikimi i hapur me stafin dhe klientët, duke i mbajtur ata të informuar për masat që po merrnim. Kjo na ndihmoi të ruanim besimin e tyre për të bashkëpunuar edhe në situatat më të vështira.

Fokusi kryesor i punës së Fondit Besa edhe gjatë këtj viti ka qenë vazhdimësiam e shërbimeve financiare dhe mbështetja e klientëve në nevojat e tyre të menjëhershme. Fondi Besa u përshtat me kërkesat e klientëve, duke siguruar përkohësisht lehtësi financiare për ata në nevojë. Duke filluar nga muaji Mars 2020, bazuar në udhëzimin e Bankës së Shqipërisë, ne kemi lehtësuar klientët në vështirësi, duke mos i ngarkuar ata me pagesën e detyrimit për tre muaj, në të gjithë degët ku operon Fondi Besa. Kjo do t’i ndihmonte klientët të përdorin kursimet e tyre jo për të shlyer borxhin, por për të rritur shpenzimet sociale, shëndetësore ose ekonomike në përgjigje të COVID-19.

Megjithë efektet e menjëhershme që pati kjo situatë në Fondin Besa në aspektin financiar, ne u treguam të aftë për ta përballuar atë. Gjatë fillimit të vitit 2020, Fondi Besa ruajti një portofol aktiv rreth 110 milion Euro, çka shënon një rritje prej 2.7% krahasuar me vitin 2019 dhe disbursoi në total 13,650 kredi në vlerën rreth 60 milion Euro. Pavarësisht situatës, ne mbetemi të kujdesshëm në qasjen tonë ndaj menaxhimit të rrezikut, me një nivel të portofolit në risk nën 4% që ishte përcaktuar në projeksionet tona.
Këto shifra pasqyrojnë përpjekjet e suksesshme të menaxhimit dhe stafit të Fondit Besa. Në thelb të të gjithë 6 Raporti vjetor 2020 arritjeve gjatë vitit 2020, ishte kontributi i më shumë se 600 punonjësve tanë në të gjithë vendin. Strategjia e kompanisë ishte që 50% e punonjësve të punonin online për arsye sigurie shëndetësore. Ne u jemi jashtëzakonisht mirënjohës për rolin dhe kontributin e tyre. Në këto kohë vështirësish të pashembullta, ata mbeten të përkushtuar për të ofruar zgjidhje fleksibël, novatore dhe të shpejta.
Me një organizim dhe koordinim mjaft të mirë me të gjitha strukturat dhe drejtuesit e institucionit, arritëm të ruanim një balancë të kujdesshme në të gjithë rrjetin e degëve dhe drejtorinë qëndrore, për të mos ndërprerë për asnjë çast shërbimin ndaj klientëve dhe për t’i ofruar stafit dhe klientëve siguri maksimale për vazhdimësi normale të punës, duke transmetuar mbështetje të vazhdueshme dhe optimizëm për kapërcim të situatës.

Kombinimi i mirë i financimit, eksperiencës dhe njohurive tona për tregun si dhe marrëdhëniet e besimit reciprok si më partnerët tanë ashtu edhe me klientët dhe punonjësit, e bën Fondin Besa të pozicionuar në mënyrë unike për të ndihmuar klientët t’i përgjigjen krizës, të mbrojnë bizneset e tyre dhe të planifikojnë rimëkëmbjen. Kjo krizë tregoi se ne jemi të rëndësishëm për klientët tanë, si për ata që edhe në këtë
situatë përsëri kishin kërkesa për financim për të vazhduar biznesin ashtu edhe për ata që kishin nevojë për fleksibilitet në shlyerjen e kredisë për të përballuar situatën. Kjo krizë tregoi se Fondi Besa është një institucion që qëndron solid në pëmbushjen e misionit të tij dhe objektivave financiare dhe sociale: Të kontribuojë në rritjen ekonomike të vendit dhe zbutjen e varfërisë, nëpërmjet forcimit ekonomik dhe social të klientëve të tij.

Do të doja të adresoja një falenderim të veçantë për partnerët dhe donatorët e Fondit Besa, të cilët na mbështetën me fonde të reja edhe në këtë kohë kur pandemia e ka vënë nën presion të pashembullt ekonominë shqiptare dhe ku bizneset e vogla dhe të mesme që janë targeti ynë, janë ata që vuajnë më shumë.

 

Miqësisht,

Prof. Asoc. Dr. Bajram MUÇAJ
Drejtor Ekzekutiv