
Disa fjalë nga Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore
I dashur lexues,
Fondi Besa gjatë këtyre dy viteve të fundit është klasifikuar si një ndër 100 punëdhënësit më të mëdhenj dhe një ndër institucionet lider në fushën e mikrofinancës në Shqipëri. Me mbi 500 punonjës në të gjithë Shqipërinë, Fondi Besa ofron shërbime cilësore dhe i përgjigjet nevojave të klientëve në kohë reale.
Shërbimi i shpejtë dhe transparenca në marrëdhëniet me klientët dhe partnerët është ajo që e dallon Fondin Besa. Ne kujdesemi për klientët dhe jemi rritur bashkë me ta.
Suksesi i Fondit Besa do të vazhdojë të varet ndër të tjera edhe nga aftësia e institucionit për të mbajtur, motivuar dhe tërhequr punonjës me aftësi dhe eksperiencë, kontributi i të cilëve do ta ndihmojë atë të përballojë sfidat dhe të përfitojë më së shumti nga mundësitë që i ofron tregu.
Departamenti i Burimeve Njerëzore i kushton kujdes të veçantë rekrutimit të punonjësve të rinj, të cilët i konsideron vlerë për vazhdimësinë e aktivitetit të institucionit. Duke punuar nën moton që t’i gjesh vendit të punës njeriun e përshtatshëm, me njohuritë dhe cilësitë e duhura, Fondi Besa siguron një nivel të lartë trajnimi të tyre me qëllim krijimin e një ekipi solid i cili do të përmbushë më së miri misionin e Fondit Besa.
Nëse dëshironi të aplikoni për një vend të lirë pune pranë Fondit Besa, ju lutem aplikoni online, ose nëpërmjet postës elektronike në: [email protected] ose dërgoni dokumentet në Zyrën e Burimeve Njerëzore pranë Zyrave Qendrore të Fondit Besa me adresë Rr: “Dritan Hoxha”, Laprake, Tiranë .
Gjithashtu, mund te dërgoni aplikimin tuaj pranë degës së Fondit Besa në qytetin tuaj. Ju lutem bashkë me aplikimin tuaj bashkëlidhni CV-në tuaj së bashku me letrën e interesit.
Jemi në pritje të aplikimit tuaj.
Edlira Qoli
Drejtore, Departamenti i Burimeve Njerëzore
-
NJOFTIM PUNËSIMI – Specialist Debt Collection për Rajonin Fier Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin Specialist Debt ...
-
VACANCY NOTICE Fondi BESA sh.a Lending Institution for Businesses, announces competition on vacancy notice ASSISTANT OPEATOR for the city of Berat.....
-
VACANCY NOTICE Fondi BESA sh.a Lending Institution for Businesses, announces Competition on vacancy notice as to the position LOAN OFFICER for the following cities...