
“KREDI E SHPEJTË” për Biznes është mënyra më e lehtë për të marrë fondet që ju nevojiten për biznesin tuaj.
- PA KOLATERAL, PA GARANTOR!
- Aprovimi brenda ditës!
- Shuma deri në 600,000 Lekë
Produkti i kredisë “KREDI E SHPEJTË”për Biznes, është produkt enkas për biznese dhe agro-biznese që dëshirojnë të investojnë për çdo nevojë e qëllim, si psh:
- investime në aktive qarkulluese, makineri, linja prodhimi, pajisje, automjete pune, rregullime të ambientit të punës etj.
- Ndërtim stalle, shtim i numrit të krerëve në fermë, ndërtim sere, ngritje pemtore dhe sistem mbështetës, blerje mekanike bujqësore, sistem ujitje, rrethim i ambjenteve në fermë, blerje pajisjesh përpunimi etj.
Përfituesit:
– Klientë, të cilët ushtrojnë aktivitet tregtar të formalizuar.
– Liçencë aktive >=3 muaj. Në rast se subjekti ka aktivitet sezonal, minimalisht duhet të ketë një sezon aktiv (3 muaj), brenda një viti kalendarik.
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
Për informacione të mëtejshme dhe shembuj kredie me Interesin Efektiv ju lutem shkarkoni Fletëpalosje1
Vlera e Kredisë | Kësti Mujor | Maturiteti (muaj) |
200,000 | 8,381 | 36 |
500,000 | 17,713 | 48 |

Nëse keni në plan apo projekte për të ndryshuar/ rinovuar ambientet e biznesit, tashmë keni Kredinë për Investime në Biznes nga Fondi BESA.
Ky produkt është i orietuar ndaj individëve, të cilët dëshirojnë që të investojnë në:
- Përmirësimin/ Rinovimin e biznesit;
- Blerje toke dhe/ose mbulim të shpenzimeve të dokumentacionit, për qëllime investimi (psh. për pagesë të tarifave për legalizimin e biznesit etj.).
- Investime mikse (rikonstruksion/ shtim biznesi, i cili gjeneron të ardhura që mund të përdoren tërësisht ose pjesërisht për shlyerjen e kësaj kredie). Këtu përfshihen ato klientë, të cilët banesat e tyre i përdorin dhe për qëllime biznesi si psh: dhoma plazhi, bujtina etj.
Përfituesit:
- Përfitues është çdo individ i lind nevoja të ndryshojë diçka në objektin e tij, të bëjë një shtesë, mobilim të ri, apo për të zgjidhur probleme të ndryshme që mund t’i dalin në mirëmbajtje, kur ky objekt përdoret për qëllime biznesi.
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
SHUMA |
Shuma maksimale e kredisë deri në 150,000 Lekë |
MONEDHA |
Lekë |
AFATI |
Deri 5 vjet ( 60 muaj) |
KOMISIONI |
1%-3% sipas kohëzgjatjes së kredisë |
KOLATERALI |
Hipotekë, Barrë Siguruese, Peng, Dorëzani në varësi të shumës së kredisë. |
RIPAGIMI I KREDISË |
Në varësi të preferencës së klientit:
• Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
• Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar. |
INTERESI |
21.00% -25.20 |
Për informacione të mëtejshme dhe shembuj kredie me Interesin Efektiv ju lutem shkarkoni Fletëpalosje1
Vlera e Kredisë | Kësti Mujor | Maturiteti (muaj) |
80,000 | 4,182 | 24 |
150,000 | 4,791 | 48 |

Fondi BESA sh.a ka për qëllim forcimin e rolit të gruas në jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit si dhe nxitjen e iniciativave të grave sipërmarëse.
Objekti i produktit të kredisë:
Kjo kredi është e dizenjuar enkas për gratë, të cilat:
- Kanë nevojë të financojnë biznesin e tyre (sipërmarrjet private që janë të përfshira në shërbime të ndryshme, prodhim/përpunim/tregti me pakicë etj.)
- Kanë për qëllim të shfrytëzojnë kredinë për qëllime agrobiznesi.
Përfituesit:
Nga kjo kredi përfiton çdo grua, e cila ka apo dëshiron të ketë biznesin e saj, është pronare apo menaxhon një biznes.
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
SHUMA |
Shuma maksimale e kredisë deri në 200,000 Lekë |
MONEDHA |
Lekë |
AFATI |
Deri 3 vjet ( 36 muaj) |
KOMISIONI |
3%-4% sipas kohëzgjatjes së kredisë |
KOLATERALI |
Pa Kolateral |
RIPAGIMI I KREDISË |
Në varësi të preferencës së klientit:
• Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
• Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar. |
INTERESI |
29.00% – nëse është i licensuar 27.00% |
Për informacione të mëtejshme dhe shembuj kredie me Interesin Efektiv ju lutem shkarkoni Fletëpalosje1
Vlera e Kredisë | Kësti Mujor | Maturiteti (muaj) |
150,000 | 8,157 | 24 |
200,000 | 8,165 | 36 |

• Dëshironi të zgjeroni biznesin?
• Mendoni të blini pajisje apo makineri të reja?
• Keni ide dhe iniciativë për të filluar një biznes të ri?
Këto mund t’i realizoni nëpërmjet produktit tonë “Kredi Biznesi”
Fondi BESA ju mbështet me financim të çdo aktiviteti që gjeneron të ardhura, për të finalizuar projektet tuaja, për të përmirësuar teknologjinë, për blerjen e pajisjeve dhe makinerive, shtimin e inventarit etj.
Me Kredinë e Biznesit, ju nuk do të përballeni me asnjë ndryshim të normave të interesit përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë. Kjo me qëllim që ju të keni mundësi të planifikoni që në momentin e marrjes së kredisë se cila do të jetë shuma e këstit të kredisë që do të paguani çdo muaj.
Kriteret për të përfituar kredinë:
- Klientët që aplikojnë duhet të kenë njohuri dhe përvojë për aktivitetin të cilin kërkojnë të investojnë.
- Klientët duhet të zotërojnë 30% të fondeve që nevojiten për financim dhe Fondi BESA ofron deri në 70% të vlerës së investimit.
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
SHUMA |
Shuma maksimale e kredisë 6,000,000 lekë
Për raste të veçanta Fondi BESA aplikon dhënien e kredive në shumën mbi 6,000,000 Lekë |
MONEDHA |
LEK |
AFATI |
Deri 8 vjet (96 muaj) për shumat deri në 6,000,000 Lekë
Deri 10 vjet (120 muaj) për shumat mbi 6,000,000 Lekë |
KOMISIONI |
1-4% sipas kohëzgjatjes së kredisë |
KOLATERALI |
Pa Kolateral deri në 600,000 Lekë
Shumat mbi 600,000 Lekë:
Hipotekë, Barrë Siguruese, Peng, Dorëzani në varësi të shumës së kredisë. |
RIPAGIMI I KREDISË |
Në varësi të preferencës së klientit:
• Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
• Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar. |
INTERESI |
<=18% deri në 24.50%
Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti |
Shembull |
|
Shuma |
700,000 Lekë |
Kohëzgjatja e kredisë |
36Muaj |
Interesi mujor |
1.89% |
Interesi Vjetor |
22.70% |
Komisioni në përqindje |
2% |
Komisioni në vlerë |
14,000 Lekë |
Garancia |
Barrë siguruese |
NEI |
|
Për informacione të mëtejshme ju lutem shkarkoni Fletëpalosje
Shembull :
Vlera e Kredisë | Kësti Mujor | Maturiteti (muaj) |
300,000 | 15,937 | 24 |
1,000,000 | 28,021 | 60 |
Shifrat janë orientuese. Për shifrat e sakta duhet të merrni informacionin e saktë pranë zyrës më të afërt të Fondit BESA në qytetin tuaj.
• Ju lutem shkarkoni fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor
• Për informacione të mëtejshme ju lutem shkarkoni Metoda e llogaritjes së normës efektive të interesit
SHËNIM:
Llojet e mëposhtme të biznesit nuk e përfitojnë këtë kredi:
• klubet/ kazinotë,
• lojëra fati / automate me monedhë,
• agjencitë/shërbimet e sigurimit,
• partitë politike,
• aktivitete pornografike, ose të ngjashme,
• tregtia dhe prodhimi i armëve,
• si dhe çdo lloj aktiviteti i cili dëmton mjedisin

• A do të bëni një investim në monedhën EURO?
• A i keni të ardhurat tuaja në EURO?
• A kryen biznesi juaj transaksione me kompani ndërkombëtare?
Fondi BESA ju ofron kredi në monedhën evropiane EURO!
Kjo me qëllim që të lehtësojë procesin e investimit dhe të shlyerjes së kredisë, duke ulur riskun e kursit të këmbimit me të cilin mund të përballet klienti.
Klienti nuk do të ketë asnjë ndryshim të këstit të kredisë edhe nëse ka luhatje të kursit të këmbimit valutor.
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
SHUMA |
Shuma maksimale e kredisë 50,000 Euro
Për raste të veçanta Fondi BESA aplikon dhënien e kredive me shumë mbi 50,000 Euro |
MONEDHA |
Euro |
AFATI |
Deri 8 vjet (96 muaj) për shumat deri në 50,000 Euro
Deri 10 vjet (120 muaj) për shumat mbi 50,000 Euro |
KOMISIONI |
1-4% sipas kohëzgjatjes së kredisë |
KOLATERALI |
Pa Kolateral deri në 5,000 Euro
Shumat mbi 5,000 Euro:
Hipotekë, Barrë Siguruese, Peng, Dorëzani në varësi të shumës së kredisë. |
RIPAGIMI I KREDISË |
Në varësi të preferencës së klientit:
• Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
• Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar. |
INTERESI |
<=15% deri në 19.70%
Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti |
Për informacione të mëtejshme dhe shembuj kredie me Interesin Efektiv ju lutem shkarkoni Fletëpalosje1
Shembull :
Vlera e Kredisë | Kësti Mujor | Maturiteti (muaj) |
5,000 | 129 | 60 |
15,000 | 315 | 84 |
21,000 | 399 | 96 |
• Shifrat janë orientuese. Për shifrat e sakta duhet të merrni informacionin e saktë pranë zyrës ma të afërt të Fondit BESA në qytetin tuaj.
• Ju lutem shkarkoni fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor

Nëse biznesi juaj është në proces licencimi dhe ju keni nevojë për financim, ne ju mbështesim të vazhdoni aktivitetin tuaj.
Interes i pandryshuar për gjithë periudhën e kredisë!
Mundësi shlyerje në avancë, pa asnjë komision apo gjobë shtesë!
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
SHUMA |
Shuma maksimale e kredisë 1,500,000 Lekë |
MONEDHA |
Lekë |
AFATI |
Deri në 6 vjet (72 muaj) |
KOMISIONI |
1-4% sipas kohëzgjatjes së kredisë |
KOLATERALI |
Pa Kolateral deri në 600,000 Lekë
Shumat mbi 600,000 Lekë
Hipotekë, Barrë Siguruese, Peng, Dorëzani në varësi të shumës së kredisë. |
RIPAGIMI I KREDISË |
Në varësi të preferencës së klientit:
• Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë.
• Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar. |
INTERESI |
22.10% deri në 25.70%
Niveli i interesit është në përputhje me:
• Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë
• Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë
• Numrin e kredive që ka marrë klienti |
Shembull |
|
Shuma |
1,000,000 Lekë |
Kohëzgjatja |
24 Muaj |
Interesi mujor |
1.95% |
Interesi Vjetor |
23.40% |
Komisioni në përqindje |
2% |
Komisioni në vlerë |
20,000 Lekë |
Garancia |
Barrë siguruese |
NEI |
28.8% |
Për informacione të mëtejshme ju lutem shkarkoni Metoda e llogaritjes së normës efektive të interesit
Kjo kredi me interesa të ulëta mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare, me qëllim zhvillimin e tyre, do të përdoret për të financuar projekte të SME-ve, për investime, zgjerimin e biznesit ose për të përmirësuar teknologjinë.
Linja e kredisë për SME-të parashikon dhënien e një norme interesi dhe një afati shlyerjeje më të favorshëm se ato të tregut për SME-të që duan të blejnë mallra dhe shërbime me origjinë italiane.
Kush mund të aplikojë?
Të gjitha subjektet: persona fizikë ose juridikë, të cilët zotërojnë ose përfaqësojnë ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme (SME) dhe që aktualisht ushtrojnë një aktivitet sipërmarrje ose që dëshirojnë të fillojnë një aktivitet (start-up) në Shqipëri.
Kriteret e pranueshmërisë
Për SME-të:
• Shoqëria është e rregjistruar në Shqipëri;
• Jo më pak se 51% e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga shtetas shqiptar;
• Qarkullimi vjetor jo më i lartë se 10 milion Euro;
• Numri i punonjësve jo më shumë se 250.
|
Kriteret e Kredisë për SME-të
Vlera për projekt:
• nga 50,000 Euro deri në 500,000 Euro.
Qëllimi kredisë:
• Jo më pak se 70% e vlerës së financuar të projektit do të përdoret për blerje: makineri, pajisje, teknologji, asistencë teknike,
licensa industriale, mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe lëndë e parë me origjinë Italiane;
• Jo më shumë se 10% e kredisë mund të përdoret për blerjen e lëndës së parë që lidhet me investimin kryesor;
• Jo më shumë se 30% e kredisë mund të përdoret për mbulimin e kostove lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim.
|
Kriteret e Kredisë për Projektet e Vogla
Vlera për projekt:
• nga 15,000 Euro deri në 50,000 Euro.
Grupi i synuar:
• Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme të krijuara rishtas (Startup) ose ekzistuese.
Qëllimi kredisë:
• Jo më pak se 40% e kredisë do të përdoret për blerje: makineri, pajisje, teknologji, asistencë teknike, licensa industriale,
mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe lëndë e parë me origjinë italiane;
• Jo më shumë se 60% e kredisë mund të përdoret për mbulimin e kostove lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim.
|
Çfarë nuk mund të financohet?
• Taksa lokale, taksa doganore, TVSH;
• Investime në sektorin e kohës së lirë e zbavitjes (Lojëra Fati, Bare e Restorante), pasuri të patundshme, armatime, ilaçe dhe
pije alkoolike, duhani dhe nënproduktet e tij, prodhimi i produkteve të ndaluara për importim dhe eksportim nga vendet e BE,
në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. |
Cilat janë kriteret e kredisë?
Periudha e shlyerjes:
• Nga 3 deri në 8 vjet.
Periudha e faljes (grace):
• Nga 1 deri në 2 vjet (gjatë kësaj periudhe paguhet vetëm interesi)
Norma e interesit që aplikohet:
• Maksimumi deri në 3% interes vjetor për kreditë në Euro;
• Maksimumi deri në 4% interes vjetor për kreditë në Lek |
Cilat SME, Projekte dhe Sektorë janë prioritet i Programit?
Ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (SME) prioritare janë:
• Ndërmarrjet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit;
• Ndërmarrjet në pronësi (të paktën 51%) ose që administrohen nga sipërmarrëse gra;
• Ndërmarrjet e sektorit prodhues;
• Ndërmarrjet eksportuese (eksport të paktën 50% i totalit të shitjeve);
• Ndërmarrjet e krijuara rishtas nga emigrantë shqiptarë me banim në Itali.
• Ndërmarrjet në zona/parqe industriale;
Projekte/ Sektorë prioritarë janë:
• Projekte investimi në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit;
• Projekte në sektorin e agrokulturës dhe agroushqimor;
• Projekte që realizojnë prodhim të pastër me impakt të ulët në ambient;
• Projekte që krijojnë vende të reja pune;
• Projekte për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme;
• Projekte për promovimin e ruajtjes së efiçencës së energjisë;
• Projekte të lokalizuara në zonat më pak të zhvilluara të vendit
(jashtë zonës Tiranë-Durrës)
|
Cilat janë përfitimet e Projekteve Prioritare?
Projekti i vlerësuar prioritar, përfiton:
• 2 vjet periudhë “Grace”, mospagim të principalit (paguhet vetëm interesi);
• Mbulim me garanci, nga Fondi i Garancisë deri në 60% të shumës së kredisë së kërkuar. |