KREDI “ZANA E MALEVE”
Jeni në moshën 18 – 35 vjeç dhe dëshironi të hapni një biznes apo të zhvilloni më tej një biznes ekzistues në fushën e bujqësisë dhe të turizmit? – Fondi BESA në bashkëpunim me VIS Albania ju mbështesin me kredi me kushte lehtësuese.
Produkti i kredisë “Zana e Maleve” do të destinohet për financimin e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e bujqësisë, turizmit apo të rinjtë 18 – 35 vjeç të cilët duan të hapin një aktivitet apo të zhvillojnë aktivitetet e tyre në këto sektorë, në Bashkinë Malësi e Madhe, Qarku Shkodër.
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
a) kreditë miratohen në monedhën shqiptare (lekë);
b) Kolaterali nuk është kusht i domosdoshëm për miratimin e kredisë;
c) Norma e interesit 15%, llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit;
d) Norma mujore e interesit është 1.25% në muaj mbi pjesën e mbetur;
e) Shuma e kredive është e ndryshme në varësi të biznesit që kreditohet;
f) Periudha grace është deri në gjashtë muaj dhe afati i kredisë është deri në 48 muaj;
g) Komisioni i disbursimit 1 – 2% në varësi të kohëzgjatjes së kredisë.
Kredia “Zana e Maleve” është një produkt kredie në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Fondit BESA dhe VIS Albania për projektin “Zana e Maleve – Giovani e Territorio: radici di una comunità in cammino verso l’ìntegrazione con la famiglia europea.” – AID 011523/VIS/ALB, i cili ka filluar zyrtarisht më datë 04 Prill 2018 dhe zgjat deri me 03 Prill 2021, i bashkë-financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS).