KREDI “BESA AGRO PROJEKT”
A ju nevojitet kredi për të filluar apo zgjeruar një aktivitet bujqësor?
Nëse e zhvilloni aktivitetin bujqësor në Malësi të Madhe apo në Përmet – Fondi Besa, në bashkëpunim me VIS Albania dhe CESVI ofrojnë kredi me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së familjeve rurale, promovimin e bizneseve fillestare dhe përfshirjen sociale të klientëve.
Kjo kredi synon financimin e aktiviteteve bujqësore, blegtorale, agro-përpunimin, qoftë këto aktivitete start-up apo ekzistuese.
Periudha e vlefshmërisë: 15 Mars 2014 deri në 14 Mars 2017
KARAKTERISTIKAT E KREDISË:
SHUMA | Shuma maksimale e kredisë 500,000 Lek |
MONEDHA | Lekë |
AFATI | Deri në 3 vjet (36 muaj) |
KOMISIONI | 1-3% sipas kohëzgjatjes së kredisë |
KOLATERALI | Hipoteka nuk është kusht i domosdoshëm për përfitimin e kredisë. Barrë Siguruese; Peng |
RIPAGIMI I KRERDISË | Në varësi të preferencës së klientit: • Flat – këste të barabarta për të gjithë periudhën e shlyerjes së kredisë. • Declining – Interesi llogaritet mbi shumën e mbetur të principalit dhe këstet e kredisë vijnë duke u zvogëluar. |
INTERESI | 15% • Niveli i interesit është në përputhje me: • Shumën dhe kohëzgjatjen e kredisë • Kolateralin që përdoret si garanci për kredinë • Numrin e kredive që ka marrë klienti |
Kjo kredi mundësohet nën projektin “BESA AGRO PROJEKT” i bashkëfinancuar nga VIS Albania dhe Fondacioni Cesvi.