fbpx

BANKA E DETIT TE ZI PER TREGTI DHE ZHVILLIM I AKORDON FONDIT BESA NJE KREDI PREJ 10 MILIONE EURO


Fondi BESA dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillimit nënshkruan Marrëveshjen e tretë të Huasë në shumën prej 10 Milion EURO. Huaja trevjeçare do të kontribuojë në zhvillimin institucional të Fondit BESA duke rezultuar në rritjen e mëtejshme të biznesit dhe përmirësimin e likuiditetit dhe shërbimin e klientëve. Nga ana tjetër, kjo do të promovojë krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave me një ndikim pozitiv në zbutjen e varfërisë në Shqipëri.

Kjo Hua e çon shumën totale të akorduar nga BDZTZH për Fondin BESA në 21Milionë EURO. Dy huatë e mëparshme janë akorduar në vitin 2014 dhe 2016.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit BESA SH.A. tha: “Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme që do të ndihmojë Fondin BESA të përmbushë misionin e tij në kontributin për rritjen ekonomike të vendit, uljen e varfërisë në zonat urbane dhe gjysmë urbane përmes financimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe në krijimin e vendeve të punës në Shqipëri. Kjo marrëveshje është shprehje e konsolidimit dhe bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet Fondit BESA sh.a. dhe BDZTZH”.

Presidenti i Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim, Dmitri Pankin, tha: “Ne jemi të kënaqur të çojmë më tej partneritetin tonë me Fondin BESA, i cili ka rezultuar të jetë një partner i besueshëm dhe lider i tregut mikrofinanciar në Shqipëri. Bashkëpunimi ynë afatgjatë demonstron angazhimin e BDZTZH për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit, ku bizneset mikro dhe të vogla luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Prandaj, mbështetja e mikrofinancës do të mbetet përparësia jonë strategjike në Shqipëri në vitet në vijim “.

* * * * * * * * * * *

I themeluar në vitin 1994, Fondi BESA sh.a është një institucion lider në tregun mikrofinanciar jobankë në Shqipëri. Misioni i Fondit BESA është të ndihmojë rritjen ekonomike dhe zvogëlimin e varfërisë në zonat urbane dhe gjysmë urbane të Shqipërisë duke promovuar sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Klientët e Fondit përfshijnë njerëz nga të gjitha shtresat socio-ekonomike, duke përfshirë bizneset start up dhe të papunët. Për më shumë informacion mbi Fondin BESA, vizitoni www.fondibesa.org.

Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BDZTZH) është një institucion financiar ndërkombëtar i krijuar nga shtete si Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina. Zyrat Qendrore të BDZTZH ndodhen në Selanik, Greqi. BDZTZH mbështet zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal duke ofruar kredi, linja kredie, kapital dhe garanci për projekte dhe financim të sektorëve publikë dhe privatë të vendeve anëtare. Kapitali i autorizuar i Bankës është 3.45 miliard Euro. BDZTZH për një kohë të gjatë ka marrë vlerësimin “A” nga kompania Standard and Poor dhe “A2” nga Moody. Për më shumë informacion mbi BDZTZH, vizitoni www.bstdb.org.

Fjala e Drejtorit Ekzekutiv, Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj, në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BDZTZH)

 

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...