fbpx

Komisioni Evropian i akordon Fondit Besa Certifikatën per perputhshmeri me standartet e “European Code of Good Conduct for Microcredit Provision”


Fondi Besa, është i kënaqur të shpallë se është vlerësuar nga Komisioni Evropian (KE) me Certifikatën e përputhshmërisë me European Code of Good Conduct for Microcredit Provision.

Përmbushja e kushteve të Kodit është parakusht për të përfituar nga Asistenca Teknike dhe Instrumentet Financiare EaSI.
European Code of Good Conduct for Microcredit Provisionofron një sërë standardesh në drejtim të menaxhimit, qeverisjes, menaxhimit të rrezikut, raportimit dhe marrëdhënieve me konsumatorët dhe investitorët, që janë të përbashkëta për sektorin e mikrokredisë në Bashkimin Evropian. Këto standarde janë në dobi të klientëve, investitorëve, financuesve, pronarëve, rregullatorëve dhe organizatave partnere.

Kodi është ndërtuar mbi praktikat më të mira në sektorin e mikrofinancës dhe është zhvilluar në konsultim të ngushtë me sektorin e mikrokredisë në BE dhe aktorët e saj. Zhvillimi i Kodit u bazua në faktin se duke pasur parasysh kuadrin e ndryshëm rregullator mbi të cilin operojnë ofruesit e mikrokredive në BE , ekzistonte nevoja për një paketë tw unifikuar standartesh për sektorin.

Kodi përcakton praktikat më të mira që do t’i mundësojnë sektorit të përballet me sfidat e qasjes në financimin afatgjatë, duke ruajtur dhe përmirësuar cilësinë e shërbimit në rrugën drejt qëndrueshmërisë.

Kjo Certifikatë konfirmon pozicionin e Fondit Besa si një ndër ofruesit më të mirë të mikrokredisë në vend, duke qenë një ndër të paktët institucione në Evropë dhe i vetmi në Shqipëri që është kualifikuar për të marrë këtë Certifikatë.

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...