Njoftim për shtyp: Workshop me stafin e Fondit Besa dhe Njësinë e Menaxhimit të Programit (PMU) mbi “Programin Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS)
Workshop me stafin e Fondit Besa dhe Njësinë e Menaxhimit të Programit (PMU) mbi “Programin Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS) – për zbatimin e linjës së kredisë dhe skemën e garantimit të kredive në mbështetje të SME-ve Shqiptare
Më 22 Shkurt 2018, në zbatim të “Programit Italo – Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS), Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU) zhvilloi një workshop trajnimi me stafin e Fondit Besa në Tiranë dhe përfaqësues të degëve në rrethe, me temë [nbsp]“Rritja e Qasjes në Financa për SME-të – Instrumentët financiarë dhe jo financiarë të PRODAPS dhe IASME, në mbështetje të SME-ve Shqiptare”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trajnimi dhe informimi[nbsp]i stafit të Fondit Besa mbi mundësinë e ofrimit të kredive të buta për SME-të dhe kushtet e kësaj linje kredie.
Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Programit për Zhvillimin e SME-ve z.Kino Buxheli theksoi rëndësinë që ka ky bashkëpunim në ofrimin e një platforme të qartë për njohjen e mënyrave të aksesit rezultativ në financa. Ai tha se:[nbsp]“PRODAPS [&] IASME me disponueshmërinë e tij është i aksesueshëm për këdo nga SME-të shqiptare”. Z.Buxheli shtroi nevojën që SME-të vendase të orientohen drejt kapitalizimit të biznesit, përdorimit të teknologjisë së përparuar, si dhe rritjes së dijeve dhe kontakteve me sistemin financiar, duke zhvilluar lidhje më të shëndosha dhe të qëndrueshme, si me bankat tregtare ashtu edhe me institucionet e tjera financiare jo bankarë si Fondi Besa.
Linja e kredisë dhe fondi i garancisë së programit parashikojnë kushte me përparësi të mëdha financiare, normë interesi deri në 3% për kreditë në Euro dhe mbulim me fond garancie deri në 60% të kredisë se kërkuar, për projekte investimi të realizuara nga kategori të veçanta të SME-ve (në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, agropërpunimit,[nbsp] eksportuese, që ndodhen në zonat më të prapambetura të vendit, apo të atyre që sjellin një ndikim pozitiv përsa i përket krijimit të mundësive të punësimit, uljes së ndotjes apo të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.
Drejtori i Departamentit të Marketingut, Zhvillimit dhe Trajnimit të Fondit Besa, Prof. Asoc. Dr. Altin Muça theksoi se Fondi Besa është i angazhuar në ofrimin e produkteve të përshtatshme dhe cilësore të kredisë për tregun e synuar dhe në kuadër të këttij bashkëpunimi do të synojmë mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm në të gjitha zonat ku ndërhyn Fondi Besa.
Takimi shërbeu si një platformë diskutimi, gjatë të cilës, ekspertë të Njësisë së Menaxhimit të Programit për Zhvillimin e SME-ve prezantuan dhe diskutuan mbi anën teknike të programit dhe trajtuan çështje që lidhen me mundësitë, kushtet dhe rrugën që duhet të ndjekin[nbsp] SME-të, për të përfituar nga mundësitë financiare që ofrohen në favor të zhvillimit të tyre.
Trajnimi u ndoq nga 25 pjesëmarrës,[nbsp] punonjës të Fondit Besa në profile të ndryshme si Drejtues Departamentesh, Drejtues Dege,[nbsp] Specialistë të riskut, Analistë kredie, etj.
Gjatë trajnimit u organizuan punë në grupe, ku pjesëmarrësit aplikuan konkretisht të gjitha njohuritë e marra nëpërmjet shembujve kredish për aktivitete të ndryshme që mund të përfshihen në program.
Trajnimet për ngritjen e kapaciteteve dhe kualifikimin e stafit të Fondit Besa do vijojnë të zhvillohen edhe gjatë muajve në vazhdim.