fbpx

NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a, Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist i Kontabilitetit dhe Raportimit, për Zyrën Qendrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët në këtë pozicion janë:

  • Diplomë Master ose Diplomë sipas sistemit para aplikimit të Kartës së Bolonjës në Kontabilitet Financë;
  • Njohuri shumë të mira mbi raportet financiare dhe analizat e pasqyrave financiare.
  • Njohuri shumë të mira mbi standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimin e Bankës së Shqipërisë;
  • Njohuri shumë të mira mbi programet e Office, veçanërisht njohuri të zgjeruara të programit “Excel” dhe programeve të tjera
  • Të paktën 5 vite përvojë në këtë profesion. Preferohen kandidatët që kanë punuar në institucione financiare apo firma auditimi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe punë e suksesshme në grup

Detyrat kryesore për të qenë në krye të:

  • Përgatit raporte financiare periodike dhe pasqyra të ndryshme brenda afateve dhe formateve të përcaktuara.
  • Mban dhe përditëson strukturat e llogarive dhe qendrat përkatëse të kostos.
  • Koordinon dhe siguron të dhëna për auditimet e brendshme dhe të jashtme.
  • Monitoron dhe ndjek marrëveshjet dhe detyrimet me furnitorë dhe kreditorë të ndryshëm dhe përputhshmërinë e tyre
  • Ndihmon në formulimin e buxhetit në përputhje me politikat dhe udhëzimet buxhetore.
  • Përgjegjës për menaxhimin e parasë së gatshme dhe likuiditetin, llogaritë bankare dhe aktivitetet e pagesave.
  • Përgjegjës për ndjekjen e rreziqeve të likuiditetit, kursit të këmbimit dhe normës së interesit

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesa për punësim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Kopje e diplomës universitare e lidhur me listën e notave;
  4. Fotografi (1 copë);

Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet me email brenda 10 tetor 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

  • [email protected]
    Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.fondibesa.com.