fbpx

NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Vlores.

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante
o Të ketë të pakën 1 vit përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit;
o Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
o Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
o Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët;
o Të jetë e organizuar dhe korrekte;
o Të pergatisë sakte dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
o Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike;

Detyrat kryesore per te cilat do te jete pergjegjes:

o Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre;
o Të jetë person kontakti për zyrën;
o Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta;
o Të realizojë pyetësore të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse;
o Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh;
o Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të ASF dhe në disbursim;
o Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
o Të ndihmojë Drejtuesin e Deges dhe të regjistroje të dhena për ”Sistemin e mbylljes ditore”;
o Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës;

Te gjithe kandidatet duhet te paraqesin dokumentet e meposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 31 Maj 2024 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com

  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin OFICER KREDIE për qytetet Tirana, Lezhe, Lac, Shkoder, Kukes, Lushnje, Fier, Vlore, Tepelene, Permet & Sarande. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion per Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin per vend te lire pune ne pozicionin ARKETARE per qytetin e Tiranes. Kerkesat kryesore per kandidatet per kete pozicion jane: o Te kene diplome te shkolles se larte, preferohet Fakulteti ...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Vlores. Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë: o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha ...