fbpx

Fondi Besa i kushton një vëmendje të veçantë trajnimit dhe zhvillimit profesional të stafit.


Fondi Besa i kushton një vëmendje të veçantë trajnimit dhe zhvillimit profesional të stafit. Ne i mbështesim punonjësit tanë duke filluar nga dita e parë e punësimit tek ne, duke i ofruar trajnime dhe duke i vënë në dispozicion mjetet dhe burimet që ju nevojitet për të ndërtuar njohuritë e duhura, për të rritur aftësitë e tyre dhe për të fituar përvojën që do t’u nevojitet për të arritur suksesin profesional. Ne duam që punonjësit tanë të arrijnë objektivat dhe qëllimet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata për një karrierë sa më të mire.

Gjatë datave 1-2 dhe 8-9 Prill u zhvillua trajnimi me stafin e punësuar së fundi pranë degëve të ndryshme të Fondit BESA. Ky process trajnimi fillestar vlerësohet si një mekanizëm efikas, pasi bën të mundur një informim të domosdoshëm për stafin e ri, përpara përfshirjes së tyre si oficer kredie. Pjesëmarrësit morën informacione të rëndësishme për funksionimin e sistemit të kredidhënies dhe punën e tyre të përditshme.

👉Fondi Besa i konsideron burimet e tij njerëzore si një aset dhe faktor i rëndësishëm, që përfaqëson forcën kryesore në zhvillimin e institucionit.Suksese stafit të ri!

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...