Fondi Besa, pjesëmarrës në Panairin e Karrierës pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës
Për të tretin vit radhazi Fondi Besa merr pjesë në Panairin e Karrierës pranë UBT, panair i cili është shndërruar në një traditë të suksesshme. Ky aktivitet përfaqëson një mundësi shumë të mirë ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vendin. Ky event krijon mundësi për të përafruar ofertën dhe kërkesën, duke shërbyer kështu si një dritare e rëndësishme komunikimi midis punëdhënësit siç janë institucionet publike, sipërmarrja private dhe organizata të ndryshme dhe punëmarrësit që janë studentët e UBT. Gjithashtu shërben si një mundësi për studentët e UBT, të realizojnë praktikave profesionale pranë institucioneve pjesëmarrëse në panair.