fbpx

NJOFTIM PUNËSIMI


Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist IT Auditor, pranë Departamentit të Auditit të Brëndshëm, për Zyrën Qendrore:

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Arsim i lartë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Informatikë – Informatikë Ekonomike;
  • Eksperiencë të ngjashme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe programimit në institucione financiare (microfinancë, bankë);
  • Eksperiencë punë mbi 5 vjet në fushën e Informatikës ose Informatikë- Ekonomike;
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikuese për të kuptuar dhe zbatuar objektivat e institucionit në fushën e IT – së dhe biznesit;
  • Njohuri të përgjithshme në përdorimin e sistemeve të operimit si Windows Server 2012 . LINUX, etj;
  • Njohuri të përgjithshme në teknologjitë e rrjetit si LAN, MAN, WAN, router, switches,etj;
  • Njohuri të mira në gjuhët e programimit.
  • Njohuri të mira në SQL server / Oracle;

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Të zotërojë aftësi të mira analitike, organizimi dhe të vlerësimit të kontrolleve të IT.
  • Të ofrojë aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar i pavarur dhe në grup;
  • Të mbështesë dhe drejtojë ushtrimin e vlerësimit/auditimit të proceseve të IT, në përputhje me strukturat rregullatore apo standartet bazë si ITIL, ISO 27001/02.
  • Të asistojë në hartimin e raporteve periodike të auditimit.
  • Të ofrojë aftësi të mira në mënaxhimin e kohës për të arritur afatet dhe dhënie rezultatet maksimale;

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
  4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
  5. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
  6. Fotografi (1 copë);

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohët me email brënda datës 30 Shtator 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:

                               – [email protected]

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com .