NJOFTIM PUNËSIMI
Fondi BESA sh.a, Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialist Kontabiliteti dhe Taksave, për Zyrën Qendrore:
Kërkesat kryesore për kandidatët në këtë pozicion janë:
- Diplomë Master ose Diplomë sipas sistemit para aplikimit të Kartës së Bolonjës në Kontabilitet Financë;
- Njohuri shumë të mira mbi standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor;
- Të paktën 2 vjet përvojë në këtë profesion. Preferohen kandidatët që kanë punuar në institucione financiare apo firma auditimi.
- Njohuri shumë të mira të programeve Office, veçanërisht Excel;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze;
- Aftesi shume te mira komunikuese dhe pune te suksesshme ne grup.
Detyrat kryesore për të qenë në krye të:
- Ndjek marrëveshjet me furnitorët, përgatit faturat e blerjes/shitjes sipas kushteve të kontratës dhe i shpërndan ato brenda afateve të përcaktuara.
- Kryen pagesën e faturave në sistem, ndjek dhe rakordon furnitorët sipas afateve të përcaktuara.
- Ndjek transaksionet me bankën dhe arkën,
- Përgatit urdhërpagesat për bankën
- Kryen llogaritjen dhe ndjekjen e shpenzimeve të ndryshme.
- Ndjek deklaratat dhe transaksionet me tatimet
- Është përgjegjës për “Petty CASH” të shoqërisë, :
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesa për punësim;
- Curriculum Vitae;
- Kopje e diplomës universitare e lidhur me listën e notave;
- Fotografi (1 copë);
Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet me email brenda datës 10 tetor 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:
- [email protected]
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.fondibesa.com.