NJOFTIM PUNESIMI
Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Beratit.
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante
- Të ketë të pakën 1 vit përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit;
- Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
- Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët;
- Të jetë e organizuar dhe korrekte;
- Të pergatisë sakte dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
- Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike;
Detyrat kryesore per te cilat do te jete pergjegjes:
- Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre;
- Të jetë person kontakti për zyrën;
- Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta;
- Të realizojë pyetësore të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse;
- Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh;
- Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të ASF dhe në disbursim;
- Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
- Të ndihmojë Drejtuesin e Deges dhe të regjistroje të dhena për ”Sistemin e mbylljes ditore”;
- Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës;
Te gjithe kandidatet duhet te paraqesin dokumentet e meposhtme:
- Kërkesë për punësim;
- Curriculum Vitae;
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 10 Tetor 2022 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë: