NJOFTIM PUNËSIMI
Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë punë në pozicionin Vlerësues i Pasurive të Luajtshme, për Zyrën Qëndrore.
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
- Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
- Të jetë i pajisur me Liçence për vlerësimin e pasurive të luajtshme dhe te paluajtshme ku shkalla e parë përbën avantazh (do të merren në konsideratë edhe kandidatët të cilët kanë çertifikatë të kursit të vlerësimit të linjave teknologjike makineri e pajisje).
- Të ketë eksperiencë në vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj.
- Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në vlerësimin e kredive bankare.
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
- Të kryej azhornimin e kuadrit të brëndshëm rregullator të shoqërisë me ndryshimet e legjislacionit shqiptar që lidhën me metodat dhe kriteret e vlerësimit të pasurivë të luajtshme.
- Dhënia e asistencës ligjore për departamentet dhe degët rajonale për probleme që lidhen më vlerësimin e pasurive që bllokohen si garanci për kontratën.
- Ben vlerësimin juridik dhe ekonomik të Raporteve të Vlerësimit të pasurive të luajtshme të dërguara nga shërbimi Përmbarimor.
- Përgatit përgjigjet ose sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera që vijnë në adresë të Shoqërisë në lidhje me pasuritë e luajtshme që klientët kanë bllokuar si garanci për kredinë e marrë si dhe për ato që kanë kaluar në pronësi te Fondit Besa sh.a.
- Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me llogaritjen e vlerës aktuale (amortizimit) të kolateralit të bllokuar nga klientët në favor të Fondit Besa për kreditë e marra.
- Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë për punësim;
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
- Dëshmi të ndryshmë kualifikimi;Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
- Fotografi (1 copë)
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 20 Shkurt 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë: