NJOFTIM PUNESIMI
Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës.
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
o Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik
o Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies ose shitjeve;
o Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
o Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
o Të ketë aftësi të punojë në grup;
o Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
o Të komunikojë dhe të informojë klientët potencialë rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm;
o Të jetë person kontakti për zyrën;
o Të realizojë pyetësorë të ndryshëm me klientët dhe të hedhë të dhënat në programet përkatëse;
o Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
o Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës së Drejtorit të Degës;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesë për punësim;
2. Curriculum Vitae;
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 23 Qershor 2023 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
– [email protected]
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.