fbpx

Njoftim punësimi : Dizenjator / Menaxhues i Rrjeteve Sociale & Faqe Web


Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, me rreth 32,575 kliente aktivë dhe tepricë kredie mbi 11.4 miliardë lekë, i cili ka dhënë që nga fillimi i aktivitetit rreth 71.9 miliardë lekë apo mbi 208,000 kredi, që ushtron aktivitetin në 82 zyra në gjithë territorin e vendit, shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin DIZENJATOR / MENAXHUES I RRJETEVE SOCIALE & FAQE WEB për Zyren Qendrore.

 

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

• Arsim i lartë në fushën e marketingut, biznesit ose teknologjise se informacionit.
• Eksperiencë të ngjashme në fushën e promovimit të produkteve apo shërbimeve përmes WEB -it apo rrjeteve sociale.
• Të ketë aftësi në analizën e informacioneve të ndryshme që lidhen me tregun dhe kërkimet e tregut.
• Eksperiencë në fushën e marketingut dhe promocionit.
• Aftësi të mira organizimi.
• Aftësi të mira dhe bashkëpunuese për të punuar ne grup.
• Aftësi të mira në programet e Microsoft Office.
• Aftësi të mira analitike dhe komunikuese.

 

Aftësitë e kërkuara: 

• Të krijojë dhe të zhvillojë një përmbajtje të qartë dhe preçize.
• Të dizenjoje faqe Web.
• Të ketë aftësi të navigojë në faqet e webit për të tërhequr informacione sa më cilësore.
• Të kujdeset për përmirësimin e vazhdueshëm të renditjes së motorëve të kërkimit.
• Të kujdeset për mirëmbajtjen dhe dizenjimin e mediave sociale, si Twitter, Facebook dhe LinkedIn.
• Të kontrollojë hyrjet dhe daljet e informacionit duke përdorur metoda sa me efikase.
• Mbledhja e informacionit të faqeve më të kërkuara.
• Të krijojë reklama në internet.
• Të monitorojë on-line reputacionin e kompanisë.
• Te menaxhojë komentet nëper blogje ose artikuj.
• Të theksojë dhe të inkurajojë komentet pozitive.
• Të ndjekë në vazhdimësi komentet.
• Të nxisë reagimet e klientëve dhe të krijojë fushata përmiresimi.
• Të krijojë strategji marketingu për projekte, duke përfshirë faqet e internetit të kompanisë dhe mediat sociale.
• Të bashkëpunojë me dapartamentin e marketingut, në zhvillimin dhe implementimin e produkteve.
• Të analizojë të dhënat për një eficensëe sa më të lartë të fushatës.
• Të zhvillojë planet e marketingut, rezultatet e fushatës dhe rekomandimet e projekteve të ekipit drejtues.

 

Të gjithë kandidatet duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

1. Kërkesë për punësim
2. Curriculum Vitae
3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar me listë notash.
4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi
5. Reference pune nga punëdhënësi i fundit
6. Fotografi (1 cope)

Dokumentacioni i kërkuar të paraqitet brenda datës 11 Maj 2019 dhe të dorëzohet në zarf të mbyllur pranë Zyrës Qëndrore të Fondit BESA, me adresë: Rruga “Brigada e VIII”; Pallati Nr. 5 (zona e ish bllokut), Tiranë.

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tone zyrtare në internet www.fondibesa.com dhe për çdo paqartësi mund të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore & Shërbimeve pranë Zyrës Qëndrore, në nr. e telefonit: 04 2253841/842.

 

 

  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd te lirë pune në pozicionin Specialist Zhvillim Produktesh....
  • NJOFTIM PUNESIMI Fondi BESA shpall konkurrimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Tiranës. Kërkesat kryesore për kandidatët...
  • NJOFTIM PUNËSIMI Fondi Besa sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin 𝗥𝗘𝗖𝗘𝗣𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜𝗦𝗧𝗘 në 𝗭𝘆𝗿𝗲̈𝗻 𝗤𝗲̈𝗻𝗱𝗿𝗼𝗿𝗲...