NJOFTIM PUNËSIMI – IT MIS
Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin IT MIS, për Zyrën Qëndrore:
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
• Master në Shkencat Kompjuterike, Sistemet e Informacioni/Inxhinjeri apo fusha të ngjashme;
• Eksperiencë dyvjeçare në bazat e të dhënave, teknikave të zhvillimit të raportimit dhe pozicione të tjera që lidhën me IT-në. Përvoja me hartimin e ruajtjes së të dhënave dhe funksionimin e tyre do të ishte e preferueshme;
• Njohuri shumë të mira lidhur me RDBMS (MSSQL/ORACLE), veçanërisht në shërbimet e raportimit MS dhe instrumentet dhe teknikat përkatëse të zhvillimit;
• Njohuri të mira lidhur me funksionimin e sistemit bankar, standartet e kontabilitetit dhe produktet;
• Përvoja e punës me gjuhët e programimit është e preferueshme. Net,PHP, Java, PL/SQL, XML, Web service etj;
• Të ketë aftësi shumë të mira operacionale, analitike dhe komunikimi, te jete i përgjegjshëm dhe bashkepunues në punën në grup;
• Përvoja në bankë do të ishte e preferueshme (minimumi 2 vjet);
• Njohuri shumë të mira dhe aftësi komunikimi në anglisht;
Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
• Të analizojë më hollësi nevojat për mikro-kreditim për automatizimin e proceseve/aktiviteteve të biznësit, të propozojë, zhvillojë dhe mirëmbajë aplikacione dhe raporte në përputhje me specifikimet e biznesit
• Të mbështesë njësitë e biznesit për përgatitjen dhe analizimin në hollësi të kërkesave të biznësit për aplikacione të reja apo modifikimin e atyre ekzistuese dhe të hartojë zgjidhjet përkatëse.
• Të zhvillojë, shpërndajë dhe të mirëmbajë raportimet, zgjidhjet/aplikacionet në përputhjë me spëcifikimet e shkruara të biznesit.
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesë për punësim;
2. Curriculum Vitae;
3. Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar me listë notash;
4. Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
5. Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
6. Fotografi (1 copë)
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 28 Shkurt 2022 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
– [email protected]
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqën tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com .