Rritja e kapaciteteve të stafit në fokus të Fondit Besa
Profesionalizmi dhe Qëndrueshmëria në rezultate janë dy ndër vlerat kryesore të Fondit Besa, zhvilluar dhe konsoliduar në vite. Ky proces mbështetet në zhvillimin e aftësive profesionale të burimeve njerëzore në harmoni me vizionin e Institucionit tonë. Të fokusuar plotësisht në këto vlera, Fondi Besa së fundi ka vlerësuar të domosdoshme dhënien më shumë kohë procesit të trajnimit për stafin e ri të sapo angazhuar në Degët Rajonale. Nëse koha kushtuar këtij procesi është një aspekt i rëndësishëm, rivlerësimi i përmbajtjes së procesit mbetet po aq i rëndësishëm për efikasitetin e tij.
Në këtë kontekst, përgjatë 17-19 Janarit, 12 oficerë të rinj kredie u trajnuan mbi çështjet thelbësore të funksionimit të sistemit të kredidhënies të Fondit Besa dhe më gjerë. Të rinj me përkushtim, gjallëri dhe me eksperienca të ndryshme profesionale, tashmë janë bërë pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm të Fondit Besa.
Urojmë punë të mbarë Stafit të Ri!