Trajnim me oficerët e kredisë
Në kuadër të rritjes së kapaciteteve të stafit, gjatë kësaj jave janë organizuar trajnime në disa degë të rrethit Tiranë në bashkëpunim me zyrën e Projektit GEFF.
Fondi Besa i konsideron burimet e tij njerëzore si një aset dhe faktor i rëndësishëm, që përfaqëson forcën kryesore në zhvillimin e institucionit.
Gjatë këtij viti ne jemi angazhuar për rritjen e ekspertizës dhe profesionalizmit të stafit me një fokus të shtuar në trajnimin e gjithë niveleve të tij.